530 punonjës të administratës publike trajtohen me kredi këtë vit

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Qeveria ka miratuar 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike, për vitin 2025.
Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0%.
Në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi i miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave ku përcaktohet ndarja sipas institucioneve si dhe kriteret.
Sipas vendimit, 90 kuota janë për Ministrinë e Brendshme, 90 kuota për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 80 kuota janë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë, 30 kuota janë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 kuota për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 kuota janë për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, 30 kuota për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, 30 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, 30 kuota për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, 30 kuota për Ministrinë e Financave, 30 kuota për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe 30 kuota për Kryeministrinë.
Përfituesit përzgjidhen në bazë të kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit. /j.p/
1 nga 3