55 minutat e Kryeministrit te vendit tim

Kryeministri i vendit tim foli fiks 55 minuta ne foltoren e ketij parlamenti por vetem paraqitje buxheti nuk beri. Asnje fjale per buxhetin por vetem per opoziten dhe liderin e saj. Zoti kryeminister te kam vene re ne cdo cep te Shqiperise ku shkon ku njerezit e vendit tone te perbashket presin nga kryeministri i tyre tu flase per varferine presin nga kryeministri i tyre tu flase per papunesine dhe ti perseri ne cdo cep te Shqiperise ku shkon ti flet per opoziten dhe flet per Edi Ramen
Nga Gramoz Ruci
Kryetar i Grupit Parlamentar te PSKryeministri i vendit tim foli fiks 55 minuta ne foltoren e ketij parlamenti por vetem paraqitje buxheti nuk beri. Asnje fjale per buxhetin por vetem per opoziten dhe liderin e saj. Zoti kryeminister te kam vene re ne cdo cep te Shqiperise ku shkon ku njerezit e vendit tone te perbashket presin nga kryeministri i tyre tu flase per varferine presin nga kryeministri i tyre tu flase per papunesine dhe ti perseri ne cdo cep te Shqiperise ku shkon ti flet per opoziten dhe flet per Edi Ramen. Z. Kryeminister ne cdo mbledhje qeverie qe ju zhvilloni qytetaret e ketij vendi presin se cfare mbledhja e radhes se qeverise se tyre do tju ofroje. E perseri degjojne kryeministrin e tyre qe flet per opoziten dhe perseri per liderin e tyre Edi Rama.
Z.Kryeminister cdo te hene ne mbledhjen e grupit parlamentar qe ti zhvillon presin qytetaret shqiptare qe maxhoranca e ketij vendi cnisma do te ndermarre per te plotesuar angazhimet qe kane marre dhe qe i kane votuar. E perseri aty degjoheni ju ku flisni per opoziten dhe per Edi Ramen. Ne cdo dite te enjte ne parlament z.Kryeminister kur ju merrni fjalen qytetaret e ketij vendi presin sesi percillen shqetesimet e tyre nga te zgjedhurit e tyre. Perseri degjojne kryeministrin qe flet per opoziten dhe flet per Edi Ramen edhe sot. Qytetaret e ketij vendi presin cila eshte e ardhmja e papunesise se tyre cila eshte e ardhmja e varferise tyre cila eshte e ardhmja per arsimimin e femijeve te tyre cila eshte e ardhmja per permiresimin e sherbimit shendetesor te tyre cila eshte ardhmja e rritjes se mireqenies se tyre. Perseri sot qytetaret shqiptare degjuan nga kryeministri i tyre vetem vrer vrer vrer per opoziten dhe per Edi Ramen.
Z. Kryeminister nuk po e kuptoni qe keni marre peng integrimin e vendit keni marre peng qeverisjen e vendit keni marre peng parlamentin e vendit kryetaren e parlamentit ligjberien e ketij vendi administraten publike te ketij vendi sistemin e drejtesise te ketij vendi zbatimin e ligjshmerise te ketij vendi. Zgjedhjet e lira te letij vendi z.Kryeminister. Fjalen e lire ne kete vend z.Kryeminister median e lire z. Kryeminister. Dhe ne fund kerkon qe te marresh peng opoziten kerkon qe te marresh peng edhe liderin e tyre Edi Ramen. Harrojeni. Z.Kryeminister e gjithe kjo do te jape nje keshille miqesore. Te eshte kthyer ne obsesion te eshte kthyer ne makth te eshte kthyer ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq shpejt a vone ti do te biesh nga ai kale qe ke hipur shpejt a vone Edi Rama do te vij aty ku je ti. Po ti mos e perjeto kaq keq.
Ju flisni per nje ekonomi te papare ne Europe dhe ne bote. Ke te besojme z.Kryeminister. Te besojme Forumin Ekonomik Boteror qe flet per vendin tone apo te besojme ato qe nxirrni ju nga goja. Ju flisni per nje ekonomi dhe nje buxhet te papare te ketij vendi. Forumi Ekonomik Boteror flet per koeficientin e konkurrueshmerise se ekonomise shqiptare e rendit ne vendin e 88 ne bote. Ju flisni per bum ekonomik ne Shqiperi Forumi Ekonomik jo Edi Rama jo opozita shqiptare koeficientin e konkurrueshmerise apo te bashkepunimit ekonomik te Shqiperise e rendit ne vendin e 95 z.Kryeminister ne bote. Ke te besojme ata apo ju.
Ju flisni per turizem por per cturizem flisni ju. Forumi Ekonomik Boteror industrine e turizmit te Shqiperise e rendit te 39 ne Europe dhe te 90 ne bote. Ju flisni per infrastrukturen e turizmit te Shqiperise Forumi Ekonomik Boteror e klasifikon te 104 ne bote. Transporti rrugor ne infrastrukturen shqiptare Forumi Ekonomik Boteror e rendit te 104. Ju flisni per mijera dhe miliona vizitore transportin ajror Forumi Ekonomik Boteror te Shqiperise perseri e llogarit pas 100 vendesh. Kurse konkurrueshmerine per burimet natyrore qe nuk i mungojne ketij vendi po i mungon dora e nikoqirit qe e qeveris e rendit ne te 61. Pra te gjitha keto z.Kryeminister tregojne se ne nuk konkurrojme me asnje vend Europian me te cilet jemi ne gare zhvillimi. Nje det i tere detin Adriatik qe na e ka falur Zoti dhe natyra ne e kemi kthyer ne kanal te ujerave te zeza. Biles sot akuzen e fundit e kemi nga Kroacia qe mbeturinat tona kane prishur higjienen edhe te detit Kroat. Ju flisni per biznesin z.Kryeminister por Forumi Ekonomik Boteror lidhur me mjedisin e biznesit dhe me lehtesimin e manovrimit dhe te kooperimit te biznesit ne Shqiperi e llogarit te 73 ne bote. Ju flisni ne treguesit e te berit biznes jane lehtesuar por Forumi Ekonomik Boteror e llogarit te katertin nga fundi ne Europe dhe te tretin nga fundi ne Ballkan.
Z.Kryeminister ju flisni per arsimin dhe per kohen e internetit. Inovacioni dhe progresi teknik dhe ai teknologjik Forumi Ekonomik Boteror e llogarit vendin tone ne vendin e 123. Keshtu mund te vazhdoj edhe per koeficientin e rrezikshmerise te investitoreve te huaj dhe mbetemi vend me rrisk te larte biles nga me te lartet e rajonit dhe ne Europe. Keto jane pergjigjet qe duhet te jepni per buxhetin dhe jo ato qe thate ju z.Kryeminister.
Le te vijme tek shifrat tuaj. Te ardhurat totale te ketij buxheti qe ju nuk e prezantuat sot sic ju detyron Kushtetuta. Duhet ta dine shqiptaret qe jane me te vogla se buxheti fillestar i 2010. Te ardhurat nga tatimet te buxhetit 2011 duhet ta dine shqiptaret se jane me te vogla se buxheti fillestar i 2010. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat duhet ta dine shqiptaret qe jane me te vogla se buxheti fillesat i 2010. Te ardhurat per pushtetin vendor duhet ta dine shqiptaret qe jane me te vogla se buxheti i vitit te kaluar. Te ardhurat per sigurimet shoqerore duhet ta dine shqiptaret se jane me te vogla se buxheti i 2010. Ju folet per rritje pagash. Por shifrat qe ti ke ne buxhet jane me te vogla se buxheti i 2010. Me cfare do rriten pagat kur kete buxhet qe ti paraqet sot qe se paraqite por qe ne e kemi te shkruajtur dhe ti ben demagogjine e radhes. Ti qe flet per pensionistet per rritje pensionesh shifra qe ke ne buxhet le ta dine pensionistet eshte e njejte me ate te 2010. Me se do rriten kur shifra eshte e barabarte ne buxhet. Ju flisni dhe si zini ne goje sot ish te perndjekurit apo ish pronaret. Shifra qe keni ne buxhet sot per kompensimin e ish pronareve eshte me e vogel se ajo e 2010. Prandaj ata duhet te marrin pergjigje buxhetore nga ky parlament qe nuk ka kompensim pronash ose ka afersisht ne nivelin e vitit te kaluar.
Ju flisni per autonomi te pushtetit vendor por si shpenzimet per buxhetin e pushtetit vendor edhe granti i pakushtezuar i pushtetit vendor ose eshte i njejte ose eshte me i vogel se buxheti i 2010.
Ju flisni per papunesine. Shpenzimet qe keni vendosur ne projekt buxhetin e paraqitur ketu per papunesine i keni te njejta me 2010. Ju flisni apo se zini ne goje varferine po shpenzimet per ndihmen ekonomike i keni te njejta me shifrat e buxhetit te 2010. Per investimet ne bujqesi 0.2 leke per cdo 100 leke te GDP ose te njejte me ate te 2010. Ju flisni per arsimin. Investimet per Ministrine e Arsimit jane 0.3 leke per cdo 100 leke te GDP ose me te vogla se 2009 dhe se 2010. Ju flisni per shendetesine. Investimet ne sektorin e shendetesise jane 0.3 leke per cdo 100 leke te GDP ose te njejta me ato te buxhetit te vitit te kaluar.
Ky eshte realiteti i buxhetit te ketij viti. Prandaj ne kemi ardhur ketu si opozite te shpalosim gjithe angazhimin dhe pergjegjesine tone per ta bere te qarte buxhetin e vendit tone te perbashket.