E Diel, 1 Nëntor 2026

Akrobati i alibive

25-11-2010 / Nga Eden Babani

Nje mik bashkatdhetar i hershem ne Belgjike me pyeti ca me shaka ca me te vertete Nuk u lodhte se shkruari kunder Edi Rames Aq sac u lodhte ju se luftuari kunder Enver Hoxhes ndash iu pergjigja.
Ani se ishim dhe jemi ne te njejten gjatesi vale sa i takon perkatesise se perbashket politike mu desh te sqarohesha me mikun tim. Ai u ngaterrua me fjalen kunder. Ata ishin vertet kunder diktatorit komunist dhe me te e me sistemin i ndante vetem gishti ne kembez. Perkundrazi ne rrjedhen e emancipimit politik te shqiptareve ne demokratet na ndan me Edin vetem qenia opozitare.
Ne te vertete une nuk kam asgje kunder Edit. Madje duhet te kisha nje fare simpatie ndaj tij pinjoll i familjes Koleka me te cilen kemi pasur fqinjesi e shkueshmeri ne Skelen e viteve 50 ndash 60. Une as qe dua te di fare per jeten e tij vetjake. Sdua te di sa here eshte martuar sa here eshte ndare si i ka trajtuar grate as nese do te plaket e te trashegohet me kete te fundit apo do te ndahet per tu rimartuar me nje nuse te re... Ama si shume e shume shqiptare qe iu bashkuan proceseve demokratike njezet vjet te shkuara e tehu nuk mund te pajtohem me kryetarin e opozites ne Shqiperi qe nuk ben opozite as kinse-opozite por rreket e harxhon energji si e si te kacavjerret pas alibive si majmuni neper peme per te penguar reformat qe do ta futnin Shqiperine ne familjen e vendeve te perparuar europiane.
Neve mua dhe atyre qe permblodha me ndajfoljen shume na sembon ne shpirt ta shohim Tiranen ne ekranin e televizorit mbytur ne uje te shohim veturat e autobuset gati-gati njeri siper tjetrit njerezit duke u bere dredha automjeteve rruget e rrugicat ne terr si ne mesjete... Ja pse nuk lodhemi duke shkruar kunder bemave te tij si kryetar i opozites si titullar i bashkise se kryeqytetit ose si akrobat i alibive. Sepse nemos Kryetari kush tjeter do te ti pergjigjet besimit qe i dhane qytetaret tri mandate radhazi
Kenge e vjeter kjo do te thote ndokush. Fyellit nuk i bihet me nje vrime. Perkundrazi i duhet meshuar pa pra asaj vrime. Zgjedhjet e ardhshme po trokasin ne dere dhe shumekush per te zezen e vet dhe te bashkeqytetareve do te genjehet ta zeme prej nje ure hedhur mbi Lane ose prej disa palaco-bojatisjesh te pallateve si ato te Sheshit Ataturk nese se gaboj emrin e sheshit qe dikur i thoshim 21 Dhjetori ne kryqezimin e Rruges se Kavajes me rrugen Muhamet Gjollesha.
Ne kontekstin e zgjedhjeve te ardhshme duke i meshuar fyellit te vrima Edi Rama kam bindjen se kryetari aktual i bashkise dhe i opozites nuk do tu ofroje ndonje gje kushedi se cfare elektoratit tiranas dhe atij ne mbare vendin pervec alibive si akrobat i alibive. Sepse alibite e Rames nuk kane te sosur. Pa dashur te hyj ne renditjen e tyre varg njera pas tjetres mjaft te sjell ne kujtese deklarimin e tij ne mbledhjen e Shoqates per Autonomi Vendore ku u beri thirrje te pranishmeve te rezistojne ...per te bere transparencen e zgjedhjeve te 2009 EB dhe vetem pasi te hapet hetimi per ate qe ka ndodhur mund te behet kuadri qe zgjedhjet e ardhshme te jene te ndershme.
E para pyetje qe me erdhi ne mend Cu be nisma me e fundit per te cilen Edi mori rrugen deri ne Bruksel Ta shohesh holle-holle ajo seshte nisme por alibi e alibise me te hershme me emrin kuti. Duke perdorur nje shprehje te zotit Sakajeva kinse-nisma e Rames mund te lexohet ngadalesim si menyre pengimi. Te ngadalesohet sa me shume reforma zgjedhore qe kuadri fjale e leshuar ne tym te shpallet nje dite i papershtatshem per kryetarin e opozites dhe zgjedhjet te degjenerojne nemos ne polemika kutish ne ndonje gjetje tjeter me te re.
Shpejt e shpejt dy konsiderata per sa me siper
Se pari autonomia vendore eshte garantuar nga Kushtetuta. Shoqatat cilatdo qofshin ato nese e shohin te nevojshme mund te kerkojne permiresimin e kuadrit ligjor permes institucioneve ligjvenese jo me thirrje per mosbindje e rebelim duke kushtezuar ecurine e procesit zgjedhor te garantuar gjithashtu nga Kushtetuta.
Se dyti kur dialogon Edi me Shoqaten ne fjale do te thote se flet me vete. Shqip kesaj i thone kulm i depresionit prag i cmendurise politike. Fatkeqesia e elektoratit shqiptar eshte se ne rastin e Shoqates se tij te stisur Edi nenkupton edhe elektoratin e majte sipas thenies bjeri deres te degjoje dritarja pervec atyre qe mund ti mbledhe e ti shperndaje ti perpunoje ti paguaje e ti rrotulloje si fuge sa here tia doje puna. Kurrsesi nuk eshte pergjigje per ate cka pret vendi ne kerkim te zgjidhjes se atij ngercit qe e ka bere uloke politiken shqiptare duke e nxjerre jashte institucioneve e duke e hedhur dege me dege. Perndryshe ne agjenden e opozites kryefjala e kryefjaleve do te ishte kerkesa e Keshillit te Europes per te dhene kontributin e saj ne votimin e ligjeve qe duan shumice parlamentare te emertuar. Edit dhe opozites qe perfaqeson ia kane thene me doreza ia kane thene pa doreza por me gjuhe diplomatike se fundi edhe hapur fare me gojen e Maud de Boer Buquicchio zevendessekretare e Keshillit te Europes ne nje interviste per Deutsche Welle.
Sipas saj ne Shqiperi institucionet demokratike qe jane esenciale ne funksionimin e vendit nuk punojne. Gjerat kane ngecur ne parlament. Ama zevendessekretarja e KE ska harruar te tregoje me gisht shkaktaret e gjendjes se papranueshme duke nenvizuar se kjo smund te behet me nje parlament qe nuk merr dot vendime.
Mos te na genjeje mendja se nderkombetaret do ti zene per veshi nje nga nje deputetet e opozites ti shpien zvarre ne Parlament. Mos te na genjeje mendja edhe se ndonje syresh - nga ata te ligeshtuarit e LMN-se ta zeme - do te gjeje forca te lere nje cope vesh ne kthetrat e Edi Rames qe i ka mberthyer e si leshon dhe tu turret dyerve te parlamentit. Sepse te qegrave ashtu domethene te kishin pasur kellqe ata qe guxojne te hedhin ndonje shashke kunder akrobatit Rama sot do te ishin hapur negociatat per anetaresimin e Shqiperise ne BE.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›