E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata mizore e kater martireve te Shkodres dhe Kosoves

25-11-2010 / Gazeta 55

Ne pervjetorin e pushkatimit te Marie Shllakut At Bernardin Llupit Kole Parubit dhe Gjergj Martinit

Ishte nata mizore e 64 vjeteve ma pare nata e zeze ne mes 24 dhe 25 Nandorit 1946. Kater martire nxirreshin nga Burgu i Prizrenit dhe niseshin drejt nje kapanoni ku i priste skuadra e pushkatimit. Ata ishin Marie Shllaku At Bernardin Llupi Kole Parubi Gjergj Martini. Kater bij te Shkodres flijoheshin per Kosoven martire qe po kalonte nje nate tjeter te errte nen barbarine e Bishave te Uralit. Vetiu lind pyetja Perse u zgjodhen pikerisht ata qe te pushkatoheshin pse fjala ishte per nje perzgjedhje jo per fajesi te vertete Besoj se ka nje pergjigje logjike Qe te mpihej vetedija liridashese e popullit te Kosoves. Ata ishin kater njerez te dijtun e te dijtunit kane ma shume mundesi ti hapin syte nje populli per mashtrimin e madh Perfundimi i Luftes se Dyte Botnore per popullin shqiptar te Kosoves nuk ishte clirim por ripushtim nga barbaret e maparshem e te ri pushtuesit serbe.
Nuk kam mbi tryeze nje arkiv dokumentash. Nuk kam as librat aq te cmueshem te prof. Sabile Basha. Por do te mjaftonte edhe pak shume ma pak qe te mund te flasish per keto martire simbol i shqipes me dy krena por me nje zemer per bijte e Shkoderloces flijue per Kosove. Ja mbi tryeze kam kujtimet e mikut tim pejanit Shefqet Kelmendi dy here i denuem nga banda Titiste/Rankovicjane e nje here nga banda e Enver Hoxhes bile kete here te fundit me vdekje. Po desht Zoti dhe e kemi sot e kesaj dite mes nesh deshmitar te Krimit te Madh Komunist Beograd-Tirane. E keto shenime po i sjell prej kujtimesh te tij.
Cilet ishin keta kater martire e per cfare u akuzuen Marie Shllaku/Ne nje lagje te vjeter te Shkodres ne Badre kane le Luigj Gurakuqi gjuhetari i shquem At Justin Rrota e i vellaj piktori Simon Rrota shkrimtari i madh Ernest Koliqi dhe kardinali i pare shqiptar Mikel Koliqi. Aty ka le edhe Marie Shllaku e bija e Markut gjyshi i se ciles kishte ardhe shume kohe ma pare nga Shllaku malor e legjendar prej nga mori edhe mbiemnin ajo. Si kreu shkollen e mesme prane Kuvendit te Motrave Stigmatine ku u dallue per kulture te gjane qe ne rinine e pare i pelqente teatri recitimi piktura 20-vjecare zotnonte italishten gjermanishten frengjishten e ma vone edhe serbishten u regjistrue ne Fakultetin e Filozofise ne Rome po i nderpreu studimet e rregullta per shkak te luftes e shkonte sa me dhane provimet here mbas here. Njezetvjecare per arsye ekonomike filloi punen ne Ministrine e Puneve Botore ne Tirane. Ma vone me 25 shkurt 1943 ajo fillon punen ne Prizren si Pergjegjese e Financave per gjithe krahinen e Kosoves ku pervec detyres se saj shtetnore ajo u lidh ngusht me boten e trazueme te atyne trevave. Asnje nga ata qe hynin ne zyren e saj nuk cuditeshin kur lexonin mbi kryet e saj vargjet e Fishtes Ma mire deke nen dheacute mu kja/Se per tgjalle me mbete nen shkja.
Po ja qe me 06 maj 1944 per befasine e saj ma te madhe i vjen pushimi nga puna per motive politike. Kthehet ne Shkoder per nje periudhe te shkurte per tu rikthye nje here e pergjithmone ne Kosove tashma me nje qellim te caktuem qarte me luftue perkrah vellazenve kosovare qe ato treva martire te mos ngeleshin nen thundren e shkjaut si ishin gjasat mbas nenshtrimit te plote te PKSH ndaj Beogradit. 9 shtatori 1944 kur hyne brigadat partizane ate e gjen ne Gjakove. Largohet prej aty me shume atdhetare te tjere dhe i bashkohet cetes nacionaliste te Smajl Goranit. Cfare e kishte shtye ate vajze te brishte te linte Shkodren e saj e te shkonte ne Kosove ne ato situata te turbullta qe paralajmronin qarte ardhjen e hordhive sllavo-komuniste Kam ardhe me deke me ju - do tu drejtohej ajo komandanteve te cetave nacionalsite si pat deklarue vete ne gjyq. Njihet e lufton perkrah Mehmet Berishes Ndue Perlleshit Mehmet Gradices e Adem Shales ndersa mbante lidhje me At Bernardin LLupin ne Pejen e clirueme te pushtueme deshta me thane se aty kishin hy brigadat e kuqe dhe ia kishin ridorezue me tradheti shkjeve. Vajza e imte shkodrane mahnite kreshniket e maleve me pjekunine e vendosmenine e saj qe te pajtonte komandantat e shquem Shaban Polluzha e Mehmet Gradica te bante bashkimin e koordinimin e luftes te rreth 50 cetave qe vepronin atehere ne Kosove prandaj edhe kalonte sa tek njena cete tek tjetra nga Ndue Perlleshi tek Uke Sadiku. Ajo ishte e pranishme ne cdo takim te randesishem ne cdo kuvend te burrave te maleve mbante fjalime e ndezte edhe ma fort zemrat e plagueme nga ripushtimi sllav. Vecanarisht e pergjakshme ishte barbaria sllave ne Drenicen e Azem Bejtes e te Shaban Polluzhes. PKJ nuk donte te humbte kohe e ti lante hesapet nje here e mire jo vetem me kundershtaret e asaj kohe por edhe me ata qe mund te baheshin neser kundershtare te tyne pse si e thonte vete Bllagoje Nashkovic keta ne cdo kohe do te cohen ne kryengritje nderkohe qe Svetozar Vukmanovic porosiste qe ata qe keni me i qerue i qeroni shpejt. Ne kete gjendje dramatike u mblodh me 20 Janar 1945 ne Rrezalle te Drenices Kuvendi i koordinimit te luftes kunder pushtuesit te ri e te vjeter serb. Aty moren pjese burra te shquem mbi te gjithe profesor Ymer Berisha nismetar i Kuvendit komandantet Shaban Polluzha Mehmet Gradica Uke Sadiku Adem Shala e sa te tjere ne mes atyne burrave kreshnike ishte edhe trashigimtarja e Nores dhe e Shotes Marie Shllaku. Do te kujtonte ne hetuesi pjese te fjalimit qe kishte mbajte ne ate Kuvend Gjithe vellaznit shqipatre me tana forcat duhet me luftue sllavo - komunizmin se cdo pus e kane mbushe me krena shqiptaresh. Vendimi i Kuvendit Lufte deri ne vdekje per clirimin e Kosoves Anmiku serb solli mbi 40 mije forca ne Drenicen e lodhun nga dimni nga uria nga mungesa e armatimeve. Filluen perleshjet ne cdo shpat e gryke qysh ne betejat e para komandanti legjendar Shaban Polluzha humb te birin Tafen. Me 21 shkurt 1945 rrethimi u ba i plote u futen ne perdorim gjithe llojet e armatimeve deri edhe topat e ne mes martireve qe rane plot 430 trima ne ate lufte te pabarabarte ishin edhe komandantet legjendare Shaban Polluzha e Mehmet Gradica. Ne ate beteje mori plagen e pare edhe Maria jone bija e Shkodres heroina e Kosoves.
Kushtet e reja kerkonin edhe organizimin politik te atdhetareve. Keshtu lindi ONDSH Organizzata Nacional Demokratike Shqiptare ku vec kontributit te vecante te profesor Ymer Berishes nje rol shume te randesishem do te luente e kudogjetuna dhe e zjarrta Marie Shllaku. Kjo bani qe ajo te vihej shpejt ne shinjester te OZN-es famkeqe. Me porosi e ndihmen e At Bernardin Llupit ajo strehohet ne Duberdol ne shtepine e Dan Pjetrit. Prej aty ajo do te luente nje rol te jashtezakonshem ne organizimin e Kuvendit te Duberdolit te Ujmirit e bashke me prof. Ymer Berishen dhe komandantin trim Uke Sadiku do te ishin udheheqesit kryesore te atij Kuvendi mbajte me 24/25 Gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries ne ate Kuvend do te mbahet mend nga shume pjesemarres qe mbeten gjalle kurse ajo vete do te kujtonte ne hetuesi se kishte thane Se pari motra deshiron me deke me ju e ju me te. Vetem dorezimi sllavo-komunisteve te mos u bahet sa te jemi gjalle Por tashma OZN-a e kerkonte kudo. Bija e Shkoderloces mori malet me cetat e luftetareve te lirise deri me 12 shtator 1945 kur ne Siqeve bashke me ceten e Shaban Sadikut u rrethuen nga forca te shumta nga 40 vete qe kishte ceta rane ne fushen e betejes 28 luftetare u plagosen gjithe te tjeret mes tyne edhe Maria qe mori shume plage po mbinjeriu i vertete ishte Alush Smajli nga Llazica me 18 plage ne trup. Ne ate beteje mbet edhe komandanti legjendar Shaban Sadiku. Maria e plagosun rande si kishte ca rrethimin ndeshet me Xheme Bajramin e Acareves qe pabesisht ia dorezon OZN-es.
At Bernardin Llupi/Kishte le ne Shkoder me 7 shkurt 1886. Kishte krye studimet per teologji e farmaci. Njeri me kulture te gjane njohes i anglishtes italishtes latinishtes spanjishtes e serbishtes nuk u mjaftue me detyren e meshtarit por qysh prej 8 qershorit 1942 kur ishte emnue epror ne Kishen Franceskane te Pejes e deri sa e prangosen nuk reshti te bashkpunonte me luftetaret e lirise e tu gjendej atyne. Ai asht nje nder organizatoret sadoqe pa pjesemarrjen e tij fizike te Kuvendit te Doberdolit dhe i Organizates se NDSH-se. Si gjithmone kishte prej atyne qe perpiqeshin te futnin percamjen fetare sidomos tue qene katoliket pakice. Atyne ai u pergjigjej me pak fjale e premas Na nuk jemi romakatolike por katolike e para se gjithash jemi shqiptare. Ndersa ne nje leter qe iu gjet Marie Shllakut ai i shkruente Asht i lume ai qe des per Atdhe. Ne gjyqin e Prizrenit ai akuzohet per cka kishte ba e sidomos per cka nuk kishte ba. U mbrojt me nje gojtari te rralle. Denimin me vdekje e priti me keto fjale Vdekja si kjo vdekja per Shqiptarizem asht kapak florini. Si farmacist ai ishte ne prag te zbulimit te ilacit per shkrimjen e gureve te veshkave. U kerkoi Organeve ma te nalta ti jepnin nje vit kohe te perfundonte kerkimet mandej le ta pushkatonin por nuk iu miratue.
Kole Parubi/Kishte le ne Shkoder me 05 Dhjetor 1905. Kreu per teologi edhe ai por shpejt e hoqi veldonin se u martue me Zinen me te cilen pat edhe nje vajze Nineten. Ne keto rrethana me iu shmange edhe trysnise se opinionit denues te Shkodres per shkelje te rregullit te beqarise se detyrueshme prej klerikeve largohet per ne Kosove dhe ne mars 1942 emnohet profesor ne Gjimnazin e Prishtines e ma vone ne ate te Pejes. Qysh ne fillim lidhi miqesi te ngushte me profesor Ymer Berishen ashtu edhe me shume personalitete te atehershme ne Kosove. Lidhje vecanarisht miqesore qysh kur erdh ne Peje ai krijoi me At Bernardin Llupin klerik me horizont te gjane e pa paragjykime. Per nxanesit e gjimnazit ka mbete ne kujtese nje thanje e tij Mesoni gjuhen e nanes. Ketu edhe zogjte cicerojne shqip. Ishte nje nder themeluesit e Komitetit Qendror te ONDSH-se me 27-29 dhjetor 1944 ne Prizren.
Gjergj Martini/Kishte le ne Hot ne pjesen qe sot e ka Mali i Zi me date 17 Gusht 1917. Si kryen gjimnazin e ulte ne Shkoder ndjek dhe mbaron Normalen e Elbasanit. Ne vitin 1941 asht ne grupin e pare te mesueseve shqiptare qe shkojne ne Kosove per perhapjen e arsimit shqip atje. Sherben ne fillim ne Mitrovice e Prishtine. Edhe ai si Kole Parubi ishte pjesemarres ne themelimin e ONDSH-se. Gjergj Martini ishte edhe muzikant sportist e i pasionuem mbas teatrit. Ne Gjakove ai shkroi dramen Kosovarja te cilen edhe e vuni ne skene po vete.
Gjyqi/Ne Prizren ne sallen e madhe te Shtepise se Kultures u zhvillyue nga data 29 qershor deri me 13 korrik 1946 gjyqi kunder 27 te pandehunve ku ma i vjetri ishte frati me zhgun At Bernardin Llupi 58 vjec kurse ma te rijte studenta ne Gjimnaz te Pejes sa i kishin mbushe 16 vjec si Shefqet Kelmendi Viktor Gashi Engjell Berisha Ramiz Kelmendi etj. Kryetar i trupit gjykues ishte egersina Dragustin Janjic kurse prokuror famekeqi Ali Shukriu. Per ne nxanesit kujton njeni prej te rijeve ishte krenari te ishim prane Fratit me zhgun dhe Orleanes shkodrane. Akt akuza randonte sidomos kater te pandehunit shkodrane Marie Shllakun At Bernardin Llupin Kole Parubin e Gjergj Martinin. Te ishin te verteta te gjitha ato per te cilat akuzoheshin do te ishin superheroj. Por edhe ata mohuen vetem sa nuk ishin aspak te verteta e pranuen me krenari akuzen qe u bante nder per veprimtarine e tyne antiserbe. Marie Shllaku kishte provue gjate hetuesise torturat ma cnjerezore. Ne sallen e gjyqit pak kush do ta kishte njohe po te mos e dinin per cilen bahej fjale. Ishte krejtesisht e shperfytyrueme shpesh here nuk ishte ne gjendje as te mbante drejtqendrim por kur fliste nuk ndjehej fill dridherime ne zanin e saj tingllues.
Pyetje Qysh kur je marre me politike Maria Qysh ne moshen 20 vjec nese politike mund te quhet dashunia per Atdhe lufta per nje Shqipni Etnike bashke me pjeset e shkeputuna Kosove e Cameri. I pergjigjej prokurorit hellip. Vajza e imte aty ne mes cerdhes sllavo komuniste me plage lufte ne shtat me sa e sa plage te tjera e trupin e derrmuem nga torturat ne hetuesi e vetedijeshme se e priste pushkatimi. Pyetje Pse keni luftue kunder partizaneve Maria Me iu rrezue ju nga pushteti. Pyetje Cka te lidh me Mehmet Berishen Maria Ideali kombetar. Pyetje Cfare the ne Kuvendin e Drenices Maria Lufte deri ne vdekje per clirimin e Kosoves. Pyetje Cka kishe me ba me ne sikur te kishit fitue Maria Kisha me ju gri si duhanin ne cark Pyetje A e di se per keto krime te pret pushkatimi Maria Nuk do ti mungojne kurre lulet Kosoves ti sjelle mbi vorrin tim.
Dhe nuk iu dridh zani nje here U dridhen po ata gjakataret para Marie Shllakut para Nores e Shotes njeheresh
Vendimi Marie Shllaku denim me vdekje pushkatim. At Bernardin Llupi denim me vdekje pushkatim. Kole Parubi denim me vdekje pushkatim. Gjergj Martini denim me vdekje pushkatim.
Njezet e tre te tjeret me afate te ndryshme burgimi.
Nata mizore/Ishte nata ne mes 24 e 25 Nandorit 1946. Askush nuk e di nese ishte ende data 24 apo kishin kalue ne daten 25. Nata ishte sterre e zeze dhe me shi e llohe bore bashke. Gjithcka ishte zhyte ne errsine. Te burgosunit ne mes tyne edhe te denuemit me vdekje leviznin neper dhomen e madhe e te vetme ku i kishin grumbullue. Te gjithe ishin me hekura ne kambe edhe pse te mbyllun ne nje dhome burgu. Vijne ata xhelatet. Ne emen te popullit hellip.. . Marrin te denuemit me vdekje. Para se me dale te dera kthen kryet At Bernardin Llupi dhe u thote te burgosunve Burra Mos u ligshtoni per ne Ate cast ende pa u largue mire te denuemit me vdekje te burgosunit ia moren kanges Se mjaft ne roberi/Kosove e Cameri
Ishte nata mizore ne mes 24 dhe 25 Nandorit 1946. Kater lisa u keputen nen breshnine e plumbave por nuk u perkulen.
Ishin bijet e shqipes Marie Shllaku At Bernardin Llupi Kole Parubi Gjergj Martini.
I lehte u qofte dheu ne jete te jeteve

Marre nga portali zemrashqiptare.net

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›