Dy probleme te pergjumura
Politika shqiptare prodhon pothuaj cdo jave nje problem te mprehte i cili vihet ne fokusin e analisteve dhe opinionisteve
tane. Nderkohe probleme qe na kane shoqeruar vazhdimisht gjate dy dekadave te fundit mbeten ne sirtaret e fundit te skrivanive te tyre. Nje problem i tille eshte per shembull bujqesia shqiptare. Injorimi i bujqesise nga analistet dhe opinionistet tane mund te shpjegohet me faktin se ne buxhetin familjar te tyre ndryshe nga buxhetet e shumices se shqiptareve te thjeshte shpenzimet per produktet bujqesore e blegtorale nuk zene ndonje peshe te konsiderueshme.
Historia boterore ka treguar se bujqesia i ka paraprire zakonisht zhvillimit industrial e teknologjik. Keshtu pothuaj te gjitha vendet europiane e filluan zhvillimin e vrullshem te shekujve te fundit pasi i hoqen zhvillimit bujqesor pengesat qe pronesia feudale mbi token kishte imponuar per me shume se nje mijevjecar. Amerika e Kanadaja gjithashtu e filluan zhvillimin industrial e teknologjik pasi kishin arritur te beheshin superfuqi ne prodhimin bujqesor. Ndersa ne Azi Japonia e Kina e filluan rrugen drejt shnderrimit ne superfuqi industriale pas reformave te suksesshme ne bujqesi. Ne Japoni gjenerali amerikan McArthur i kompensoi pronaret per tokat e tyre qe iu shperndane fshatareve qe i punonin ato. Ndersa ne Kine e cila kishte vuajtur nga kolektivizimi ekstrem maoist shteti ia shperndau token per perdorim anetareve te komunave nderkohe qe vazhdoi ti ndihmonte me furnizimin e lendeve te para dhe grumbullimin e produkteve bujqesore. Si rezultat prodhimi i dritherave atje u dyfishua ne 10 vjet...
Por a ekziston mundesia qe nje vend te zhvillohet kur ka nje bujqesi qe nuk mbulon as gjysmen e nevojave te popullsise per ushqim sic eshte rasti i Shqiperise Raste te tilla ekzistojne por nuk jane te shumta. Arabia Saudite eshte shembulli i pare qe te vjen ne mendje kur kerkon te gjesh shembuj te tille. Duke pasur nje burim natyror qe eshte tejet i kerkuar ne tregjet boterore - naften - sauditet nuk kane nevoje te kene nje bujqesi tejet te zhvilluar. Madje edhe po te duan ta kene nuk e realizojne dot ne shkretetiren arabe...Nje shembull tjeter eshte rasti i Greqise e cila ne balance eshte nje importuese neto e produkteve bujqesore por qe e mbulon kete deficit me te ardhurat nga turizmi e transporti.
Duke u kthyer te Shqiperia ne nuk kemi as burime natyrore te tipit saudit e as shanse reale te behemi se afermi nje pike e rendesishme turizmi dhe transporti e nivelit te Greqise. Ne vitet komuniste ne arritem te ushqeheshim fale kredive ruse e kineze. Dhe pasi ato u nderprene ushqimi na u racionua. Kurse ne 20 vitet e tranzicionit demokratik Shqiperia ka arritur ti importoje ushqimet kryesisht nepermjet eksportimit te emigranteve e prostitutave te cilet u kane derguar familjeve te tyre para dhe nepermjet valutes se trafiqeve te paligjshme. Por dalengadale keto burime do te shterojne emigrantet do te hedhin rrenje ne vendet ku kane shkuar e nuk do te dergojne me para ndersa trafiqet ilegale do te kufizohen gjithnje e me teper nga Europa pjese e se ciles duam te behemi. Pikerisht per keto arsye zhvillimi perspektiv i bujqesise duhet te kthehet ne nje debat kryesor publik.
Dhe tani le te hedhim nje sy nga prokuroria qe mbetet nje e semure kronike e tranzicionit shqiptar. Ka shume e shume vite qe Shqiperia renditet nder vendet me korrupsion me te larte ne bote. Se cpengese serioze per zhvillimin e nje vendi perben korrupsioni eshte e miredokumentuar ne literaturen shkencore mbi zhvillimin ekonomik. Dhe ne skenen e debatit publik shqiptar pakkush mbron idene se Ina Rama si drejtuesja e njerit prej institucioneve me te rendesishme per luften ndaj korrupsionit ka dhene nje kontribut te vyer ne kete lufte. Aty ku ndahen opinionet e shqiptareve mbi kete ceshtje eshte pyetja nese Ina Rama nuk e ka luftuar korrupsionin sa duhet sepse nuk do apo sepse nuk mundet. Ose thene ndryshe nese suksesi i prokurorise ne kete lufte varet nga individi ne krye te saj apo nga modeli ne baze te te cilit ajo eshte ndertuar.
I juaji sinqerisht eshte i mendimit se te dy keta faktore jo ne menyre te barabarte kane luajtur rol ne deshtimin e prokurorise shqiptare ne luften ndaj korrupsionit. Probabiliteti qe nje kryeprokuror te kete sukses ne kete lufte ne kushtet e modelit aktual shqiptar i cili e ekspozon kreun e akuzes publike ndaj trysnive te politikes eshte vertet i vogel por jo zero. Shembuj nga historia boterore tregojne se individe te perndritur energjike e te perkushtuar per transformime rrenjesore te shoqerise se tyre kane arritur te behen katalizatore te permbysjeve dramatike te statut-kuose.
Kur solla ne nje artikull paraardhes nje shembull te tille - ate te Di Pietros prokurorit italian te Duarve te Pastra - nje analist me kritikoi duke sugjeruar se suksesi i atij operacioni kishte qene i lidhur me rikonfigurimin e skenes politike italiane pas Luftes se Ftohte e jo me heroizmin e nje prokurori te vetem. Si kunderpergjigje mund te them se Italia kishte shume prokurore madje edhe nje kryeprokuror por ja qe vetem njeri prej tyre prokurori i Milanos e mori guximin qe ti futej zhberjes se makinerise ndoshta me te fuqishme e te sofistikuar te korrupsionit ne historine moderne te Europes. Dhe ne retrospektive perpara se Di Pietro ta fillonte ate perpjekje titanike shanset per sukses te nje ndermarrjeje te tille konsideroheshin nga publiku italian pothuajse te barabarta me zero...
Meqenese ne kushtet e modelit aktual shqiptar te Prokurorise probabiliteti qe nje kryeprokuror te kete sukses ne luften kunder korrupsionit eshte i vogel eshte e kuptueshme qe energjite e debatit publik duhet te perqendrohen kryesisht ne ndryshimin e modelit. Ne themel te ketij modeli eshte mekanizmi i emerim-shkarkimit te kryeprokurorit dhe ky mekanizem vihet ne levizje nga aleancat konjukturale ne Kuvend e nga makinacionet e njeriut qe i bie radha te ulet ne poltronen e Presidentit te Republikes. Por kryeprokurori qe ta luftoje korrupsionin bash tek rrenjet perkatesisht ne nivelet e larta te politikes duhet te kete ose reputacionin e nje Di Pietro-je pra qe tentativat per shkarkim e tij/saj te shkaktojne revolta te fuqishme te publikut ose mandat te drejtperdrejte nga elektorati.
Ne fakt shembuj te zgjedhjes se kryeprokurorit nga votuesit ekzistojne ne bote. Keshtu ne shumicen derrmuese te shteteve te federates amerikane kryeprokurori zgjidhet me votim te drejtperdrejte nga populli. Dhe ne ligjet e shteteve amerikane nuk ekziston asnje mbrojtje imunitare ndaj zyrtareve te larte qe akuzohen per krime apo per korrupsion qofshin ata ne pushtet legjislativ apo ekzekutiv. Kjo ka bere qe jo pak guvernatore apo ligjvenes te kene pare dyert e burgjeve pas akuzave te ngritura nga kryeprokurore te zgjedhur drejtperdrejt nga populli.
Nje model ky qe duhet konsideruar ne debatin publik shqiptar Pse jo.
marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb