55 promovon dy romanet-surprize te Maks Velos
Hetimi dhe Spaci jane dy sprovat e reja letrare te shkrimtarit dhe arkitektit Maks Velo te promovuara mbreme nga Shtepia Botuese 55.
Velo Librat nje deshmi e pergjegjshmerise qe duhet te kete intelektuali
Fahri Balliu Librat e Maksit deshmi si intelektualet i mbijetuan diktatures
Shtepia botuese 55 ka bere mbreme prezantimin e dy romaneve te rinj te shkrimtarit piktorit dhe arkitektit Maks Velo Hetimi dhe Spaci ne ambientet e Grand ne pranine e shume personaliteteve shkrimtare piktore e gazetare intelektuale e dashamires te librit e te autorit. Te pranishem ne kete promovim ishin edhe ministri i Financave z. Ridvan Bode keshilltari i kryeministrit Petraq Milo e personalitete te tjera te botes se politikes si dhe te jetes aktive te kryeqytetit.
Fjalen e hapjes e mbajti publicisti Fahri Balliu president i Shtepise Botuese 55 i cili nder te tjera ne fjalen e tij tha Maks Velon e kam njohur si arkitekt nepermjet fjaleve te shkrimtarit Ismail Kadare kur Maksi ishte ne burg dhe une isha shume i ri. Une nuk di te them e te vleresoj ate cka eshte Maksi ne arkitekture por une mund te them pa frike me cilesine e botuesit dhe te shkrimtarit se cili eshte Maksi ne letersi. Vecanerisht libri i tij Hetimi te cilin e prezantojme ne sot eshte nje krijim brilant ne duart e lexuesit shqiptar dhe ne pergjithesi proza e tij eshte e nivelit dhe e standardit te konkurrences se librave me te mire te kesaj letersie si p.sh me librat e pader Zef Pllumit etj. Keto krijime jane libra te vertete libra te sinqerte libra te ndershem. Ne sot i promovojme keta libra perballe nje vendi qe e futi Maksin ne burg dhe jo me kot eshte zgjedhur ketu ku vend pasi pikerisht ne rrugen perballe ndodhet vila e diktatorit e bash aty ka shume mundesi te jete gatuar edhe futja e Maksit ne burg. Sot kjo lagje eshte liruar nga diktatori por jo komplet nga metastazat pasi ketu ende mund te vini re sepse ende ka njefare blloku rrethimi qe vjen nga infrastruktura e pushtetit e jo nga luksi i shoqerise.
Librat e Maksit e bejne Maksin nje figure model qe ne shoqeria shqiptare e ka nje shembull shume te madh nje shkrimtar nje intelektual nje njeri publik dhe besoj se ne vitet qe vijne ne do te kemi nje Maks edhe me te madh sec e kemi sot e perfundoi pershendetjen e tij botuesi Balliu.
Me pas dy fjale per romanet e fundit te shkrimtarit Velo i tha shkrimtari dhe kritiku Virgjil Muci. Per Maks Velon e kemi te lehte te flasim sepse Maksi vijon te shkruaje romane nga e njejta teme ajo e burgut duke nxjerre aspekte te panjohura te cilat sa te dritherojne aq te futin ne persiatje per nje periudhe te tejzgjatur te diktatures. Maksi ka fat sepse nuk eshte e lehte te jesh shkrimtar te jesh arkitekt te jesh piktor intelektual dhe Maksi me te gjitha keto ka krijuar nje institucion dhje pikerisht kjo veper e tij reflekton me se mire kete fryme te tij antikonformiste ai eshte njeriu qe nuk perkulet para shtetit para parase e para luksit. Kam lexuar gjithcka nga Maksi dhe dy romanet e tij te fundit te shkruar ne menyre kapricioze menyra nervoze me te cilen ai hedh ngjarjet personazhet. Per Maksin mund te flasesh gjate por me mire do te preferoja te shkruaja se te flisja dhe kete do e beje ne ditet qe vijne perfundoi fjalen e tij Virgjil Muci i cili me pas lexoi nje pjese nga libri Hetimi nje refleksion te Maksit mbi dosjen para hetuesit ate dosje gri tipi i se ciles ishte i kudogjendur edhe i mbushur tere vendi.
Te pranishmit i pershendeti edhe vete autori i cili falenderoi se pare dy parafolesit Dua te falenderoj se pari z. Fahri Balliu sepse ai me ka botuar tre libra te mite Ese per diktaturen monografine per Viktori Puzanoven dhe albumin me piktura Nene Tereza si dhe nje seri te gjate artikujsh ne gazeten 55. Gjithashtu falenderoj edhe z. Virgjil Muci i cili ka shprehur gjithmone dashamiresi per krijimet e mia dhe ne bashkepunime te ndryshme mediatike edhe i ka pershendetur ato.
Mendoj se gjeja me me rendesi e nje njeriu eshte pergjegjshmeria dhe une gjithe jeten time e kam bere ne kete menyre kam vuajtur dhe dua qe kete gje ta dine edhe te tjeret dua qe ata ta njohin tha me tej shkrimtari Velo. Besoj se keto dy libra jane shume te rendesishem. Dolen ne nje moment kur duket se letersia e burgut nuk ka me nevoje se eshte ngopur nje letersi qe refuzohet por une jam munduar ta shoh i ekuilibruar burgun. Une jo vetem qe i jetoja por mblidhja edhe gjera te tjera qe i kane jetuar te tjeret ne burgje. Ti harrosh keto gjera eshte e pafalshme kur botojme libra roze libra qe edhe nuk vlejne. Dhuna tek ne ka shume faktore. Jane shume trauma historike qe e kane bere ate lloj dhune te pakuptimte pa cak pa kah pa drejtim pa krye pa kembe e pa koke e une te gjitha keto jam munduar ti jap ne keto dy libra. Aty eshte puna e permbledhur e 20 vjeteve. Botimi i tyre eshte nje nga gjerat me te mira sikur jane lehtesuar si ate dite kur dola nga burgu. E kam nje gje te rendesishme per te gjithe ate vuajtje qe nuk eshte vetem vuajtja ime por e gjithe shokeve te gjithe atyre qe vuajten ne burgjet e diktuares.
Ne fund e rimori fjalen botuesi z. Fahri Balliu i cili tha Para jush po marr sot nje zotim jo thjesht nga emocioni por nga thellesia dhe pesha qe kane librat e Maksit. Shtepia Botuese 55 do te botoje te gjithe vepren e plote te tij ashtu sic do e kishte deshire cdo autor. Kete dhurate do tia bejme Maksit vitin qe vjen
Dy librat e rinj te Maks Velos te cilet ai i prezantoi dje vijojne sagen e tregimeve te burgut. Jane makthet qe autori shihte gjate periudhes se hetimit dhe te tjera histori reale me te cilat ai u perball ne Spac. Ne te parin jane kryesisht endrra qe Velo shihte gjate periudhes se hetimit ndersa ne te dytin jane histori te perjetuara apo te degjuara. Jane histori te dhimbshme te njerezve qe ishin denuar shume here pa shkak histori njerezish te thjeshte qe vuajten jo vetem cmendurine e nje sistemi por edhe braktisjen e te afermve. Deri me tani Maks Velo ka shkruar rreth 80 tregime per hetuesine dhe burgun si Palltoja e burgut ne vitin 1995 Kokeqethja me poezi Thesi i burgut me tregime dhe poezi Kostumi i marteses me tregime dhe i fundit Historia e nje cope guri. Ka botuar gjithashtu Ese per diktaturen dhe Klubi i Karavastase. Shtepia botuese 55 i ka botuar tre libra te rendesishem albumin Nene Tereza 2003 2004 me dy botime te ndryshme Ese per diktaturen 2003 si dhe librin monografik Viktori Puzanova 2007. I rendesishem dhe nje kontribut i vecante ne kulturen shqiptare i Maks Velos jane artikujt e tij te shumte ne shtypin shqiptar vecanerisht ato te botuara ne gazeten 55 pergjate dekades se pare te viteve 2000.