E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur studentet brodhen token

/ /

NgaFRED ABRAHAMS

Renia e komunizmit ne Shqiperi nuk ishte nje revolucion. Por disa momente revolucionare ndodhen dhe kjo jave shenon 20-vjetorin e nje evenimenti kaq dramatik. Me 8 dhjetor 1990 nje grup studentesh ne universitetin Enver Hoxha ne Tirane i emeruar sipas diktatorit komunist vendosen se ata kishin duruar shume. Kishte kaluar me shume se nje vit qe nga renia e Murit te Berlinit por Partia Komuniste e Shqiperise ende qeveriste supreme.Pasardhesi i Hoxhes me dinakeri i kishte evituar reformat politike te ndihmuara nga izolimi ekstrem ne Shqiperi dhe krahu i gjate i frikes. Pas dekadash ne burgje kampe te punes se detyruar dhe ekzekutime per kritika te lehta pak shqiptare ishin te gatshem te konfrontoheshin me regjimin. Ndryshe nga Polonia ekosllovakia madje edhe Rusia nuk kishte disidente.
Keshtu studentet vendosen te vepronin. Disa prej tyre kishin zhvilluar ide te mjegullta politike me profesoret e rinj duke peshperitur per demokraci por shume enderronin per me shume fitime materialiste te ndaluara per shume kohe nga shteti me i ashper stalinist i Europes Lindore muzika e Beatles bluxhinset dhe kenaqesia per te pare ne televizionin italian.
Me 8 dhjetor dritat ne godinen e universitetit iken sic ndodhte ne shume net dhe nje grup i vogel umblodhen per te protestuar. Studentet e shqetesuan regjimin. Ndryshe nga klasa intelektuale dhe profesionale e Shqiperise te cilet kishin grada per lidhjet me partine gjenerata e re mund te kontrollohej me pak. Protesta u perhap duke kulmuar me 11 dhjetor ne legalizimin e pluralizmit politik. Partia e pare opozitare e Shqiperise u krijua te nesermen e kontrolluar nga elita e Tiranes dhe ajo erdhi ne fuqi nepermjet zgjedhjeve demokratike katermbedhjete jave me pas. Nje figure kryesore e lidershipit komunist ne ate kohe e quajti procesin nje transferim influence.
Njezet vjet me pas ngritja e menjehershme e studenteve duket nje enderr e larget. Asnje prej figurave kryesore nga ajo kohe nuk luajne rol ne jeten publike ne Shqiperi. Ata jane kryesisht jashte apo bejne biznes nje tjeter ka kaluar kohe ne burg dhe nje u vra. Godina e Universitetit te riemeruar te Tiranes nuk ka shpirt mospajtimi. Studentet paguajne per nota te mira madje edhe diplomat.
Sot Shqiperia ka bollek te institucioneve akademike private. Studenteve nuk u mesohet me se cfare deshiron partia ne pushtet qe ata te mendojne e te thone. Por njelloj si shume gjera ne Shqiperi keto universitete jane biznese pompojne diploma ne arkitekture inxhinieri dhe drejtesi. Orientimi i tyre i pavlefshem eshte drejt padronit aktual te vendit Shtetet e Bashkuara njelloj si ne kohen e komunizmit kur shqiptaret i kishin syte te Bashkimi Sovjetik e me pas Kina.
Mbase eshte shenje shendeti qe njerezit po marrin vendime bazuar mbi perceptimine interesave vetjake nje shpirt revolucionar eshte gjithashtu shenje e semundjeve te ngulitura thelle. Per me teper Shqiperia eshte hapur radikalisht gjate 20 viteve nga nje vend ku kufijte ishin vulosur dhe burgu priste te gjithe ata qe pikturonin art te papranueshem praktikonin fene apo vinin ne dyshim parajsen e shtetit socialist. Por nje shkalle e mesme sigurisht qe ekziston ku njerez te rinj mendojne si ta bejne vendin e tyre nje vend me te mire si ta mbrojne ambientin si te luftojne korrupsionin si te ndertojne nje sistem ku institucione te pavarura zevendesojne kolonen monolite qe per dekada ka dominuar jeten e tyre.
Perndryshe mundja e linjes se ashper komuniste ka pasur domethenien e kundershtimit alergjik te te gjitha gjerave te perbashketa demokracia nenkupton te drejten qe dikush te beje si deshiron. Studentet nuk kane nevoje per tu perballur me policine ose te nisin nje tjeter greve urie por nje puhi e shpirtit revolucionar do te frymezoje dhe permiresoje skenen e cmendur pluraliste dhe egersisht individualiste qe studentet ndihmuan te krijonin dy dekada me pare.

Autori ka qene perfaqesues i Human Rights Watch ne Shqiperi. Libri i Fred Abrahams mbi renien e komunizmit ne Shqiperi do te publikohet vitin e ardhshem nga shtypi i New York University.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›