Fatkeqesia qytetaria dhe intelektualet patriote
NgaMURAT BASHA
E para eshte fjala. Ne themel te hapesires publike dhe politike qendron fjala e cila shkaterroi murin dhe kufirin qe ndalonte skllavin per tu bere qytetar. Liria e fjales dhe veprimit percakton statusin e qytetarit. Demokracia eshte forma me racionale e organizimit politik e cila krijon nje hapesire publike te pavarur ku konfliktet qe nxiten nga diversiteti i interesave dhe synimeve private ose kolektive te zgjidhen nepermjet fjales. Fjala dhe qytetari. Te jesh qytetar eshte nje menyre per qene mes njerezve. Atehere te flasim.
Ndaj te njejtin opinion me shume qytetare se pergjegjesine per permbytjet ne Tirane e gjetke e ka pushteti lokal. Ky
opinion nuk ka te beje aspak me perkatesine time politike por bazohet mbi nje njohje jo te vogel te funksionimit te pushtetit lokal dhe atij qendror. Ne njesite vendore autoriteti lokal i adreson fondet mbeshtetur mbi prioritetet ose projektet nese ka.Gjej rastin te theksoj se parkingjet mbi Lane do ishin zgjidhje per trafikun dhe sistemimin e mjeteve. Ne te njejten kohe eshte pergjegjes per te gjithe ndertimet qe behen ne territorin e tij. Vrullshem dhe ne koherence nga ana arkitekturore ndertimi ka ndryshuar faqen e hapesirave urbane. Po pjesa tjeter e infrastruktures ne cfare gjendje ndodhet Ketij zhvillimi te vrullshem urban nepermjet bumit te ndertimeve a i pergjigjet gjendja aktuale e infrastruktures urbane Dhe ketu kam parasysh kanalizimet te cilat thithin dhe absorbojne ujerat ne situata si kjo qe po kalojme. Pushteti lokal nuk ka ushtruar autoritetin qe i jep ligji per te mos lejuar ndertimet mbi kolektore duke prishur dhe bllokuar kanalizimet dhe praktikisht duke i nxjerre jashte perdorimit. Natyrshem ne vuajme pasojat e levizjes se pakontrolluar te popullsise. Ndryshimet politike sollen ndryshime demografike. Ndryshimet demografike kane sjelle rikonfigurim dhe ridimensionim te hapesires urbane. Ndertimet pa kriter sidomos ne fusha apo ultesira do jene pre e fenomeneve natyrore dhe trilleve te tyre. Keto jane me shumice dhe jane me te rrezikuarat sot. Une vazhdoj te besoj se zgjidhja e problemeve te prones ne zanafille te ndryshimeve ne fillim te 90 do pakesonte rreziqet e permbytjeve si kjo aktualja. Dhe ketu une jam ne nje mendje me disa opinioniste se mekataret e medhenj jane pushtetaret e korruptuar. Rritja e ndergjegjes qytetare rrit pergjegjesine ne raport me zbatimin dhe respektimin e ligjit. Kjo vlen per qytetaret dhe pushtetaret.
Po pushteti qendror
Bazuar mbi legjislacionin aktual pushteti qendror nuk mund te nderhyje ne kompetencat e pushtetit lokal. Shkodra eshte fatkeqesi natyrore. Po si mundet ky shtet i varfer dhe kjo qeveri te parashikoje fonde apo beje nderhyrje per te parandaluar trillet e natyres Kjo hallemadhja jone Shqiperi doli e lodhur e drobitur nga dhuna e diktatures. E pra 20 vjet jane pak per te pasur nje shtet me aftesine reaguese dhe fuqine monetare te Gjermanise Frances Italise kur perballen me situata te tilla. Shkaterrimi i qytetarise nen peshen e dhunes nen diktature solli deformime te cilat u reflektuan si nje sjellje barbare ne raport me pronen dhe mjedisin...Mosfunksionimi i shtetit krijoi terrenin qe mjaft individe te merrnin rolin apo te kalonin caqet e pushtetit. Kalimi caqeve te pushtetit si nga pikepamja individuale apo kolektive perben shenjen objektive te se keqes. Te mbrohesh ndaj te keqes eshte kerkese demokratike. Nje i mencur ka thene Te perkrahesh te miren eshte fisnikeri ti kundervihesh te keqes eshte fisnikeri dhe burreri. Menyra demokratike e asaj qe nuk mund te pranohet eshte e drejta. Citoj Waltzer eshte keq kur ka nje zjarrfikes porse eshte e tmerrshme te rrish i qete duke pare zjarrin qe shkrumbon sic rri shpeshhere e majta. E pra eshte e tmerrshme te shohesh me qesendi ujin qe permbyt shkaterron prona vret bageti con njerez ne prag tragjedie dhe te rrish duarkryq. Po njeriu e ka ne dore ti ndryshoje gjerat si ne rastin e permbytjeve. Po ne cfare kemi bere keto 20 vjet Dikur behej dicka per te parandaluar fatkeqesi te tilla natyrisht ne pushtet te centralizuar me pune pa pagese me dashurine per partine ne zemer dhe tollonin ne xhep kemi punuar fort por te pakten ne kete rast ministrat dhe qeveria ishin ne krye te detyres ne sherbim te njerezve. Infrastruktura moderne do i jape zhvillim dhe hapesira me te medha levizjes se njerezve mallrave kapitaleve. Jo vetem per Elbasanin por per te gjithe vendin do ishte dobiprures komunikimi fizik ne nje kohe sa me te shkurter. Te filozofojme. Po ne kete Shqiperine tone te dashur politika shnderrohet shpesh ne material per faqet e kronikes te zeze. A ia vlen te filozofosh Jam plotesisht i te njejtit mendim se kemi permbytje ne Parlament dhe jo vetem...Ne shume struktura shteterore ka njerez te paafte ose te korruptuar. Po le te kthehemi pas ne kohe. Ne Shqiperi akoma nuk eshte denuar komunizmi si sistem nuk jane denuar ushtruesit e dhunes. Ne administrate kemi edhe bashkepunetore te ish-Sigurimit te Shtetit. Keta ia kane shitur shpirtin djallit nje here....jane ne shume nivele dhe mund ta bejne perseri. Nuk me intereson fati i spiuneve sepse i perbuz ata. Ngallnjimi i pafytyresise nuk eshte rastesi. Por a kane moral Morali sikurse dhe e drejta jane vetiake. Jetojme ne demokraci ku e drejta e zgjedhjes eshte themelore. Shpesh harrohet se e drejta e zgjedhjes nga ku percaktohet perfaqesimi politik dhe buron legjitimiteti legjislativ nuk do te thote perfeksion. Liri do te thote mundesi per te zgjedhur. Kur zgjedh ke mundesi te perkrahesh te miren dhe te keqen....Une mendoj se edhe parlamentaret dhe pushtetaret tane jane produkt i mentalitetit apo i mendesise dominuese qe ka paraprire zhvillimet e pasviteve 90. Por shqetesimi im qendron gjetke. Nje komb qe harron te keqen ne te shkuaren kompromenton te ardhmen...Nuk besoj se Fillimngazero do ishte zgjidhja optimale per perfaqesimin real te interesave te njerezve. Sepse cdo pushtet i ri deshiron te ngrihet mbi shuarjen e kujteses. Me pretendimin se me te vjen rilindja shpetimi. E reja ka lindur nga e vjetra ne mase me te madhe nga sa mendohet. Jo cdo ndryshim eshte progres perpos faktit kur sheh nga e ardhmja dhe nxit zhvillimin. Pa dashur te vesh petkun e moralistit sepse morali eshte kostumi qe pelqen te veshe me shume politika do te kerkoja nga intelektualet kritizere qe te angazhohet politikisht. Ne shoqerine tone politika edhe per shume kohe do te mbetet instrumenti kryesor per zgjidhjen e problemeve te shoqerise. Duke vleresuar individin intelektual ne kompleksitetin e tij ku bindjet e kunderta nuk pengojne bashkepunimin vleresimin reciprok mendoj se do ishte me dobiprurese angazhimi i intelektualeve ne politike sesa ndenja menjane. Marrja e rolit te Zeusit kritikues per gjithcka dhe cdo gje mund te konvertohet ne aksion te drejtperdrejte politik. Kjo mendoj eshte edhe nje shprehje tjeter e karakterit te intelektualit qe ne momente te veshtira merr mbi vete barren e pergjegjesise per te ndihur ne zgjidhjen e problemeve te njerezve. Por perballja me fenomenet eshte zgjidhja mendoj une. Angazhimi politik dhe marrja pse jo edhe e pergjegjesive i jep mundesine kujtdo te shpalose aftesite e tij profesionale drejtuese ose me kurajo te denoncoje rastet e abuzimit dhe korrupsionit. Hapesire ka ne te majte ne te djathte ose te krijojne nje levizje te reja duke u futur ne kompetitivitet. Ne mbyllje do te sjell nje rrefenje nga koha e Mbretit Zog se une gjerat e mira shpesh i lidh me ate kohe... Deputeti Mirash Ivanaj po kritikonte politikat arsimore te kryeministrit Koco Kota ne vitet e mbreterise shqiptare. Pas pak kohe thirret nga Mbreti dhe ne prani te Kryeministrit Kota iu kerkua te pranonte postin e ministrit te Arsimit per te realizuar reformat e shprehura prej tij si kundershtar. Mirash Ivanaj e pranoi detyren filloi me zell nga puna. Mbas 18 muajsh i paraqiti doreheqjen Mbretit sepse reformat qe ai kishte menduar nuk mund te realizoheshin aq shpejt por donin kohe. shte e lehte te kritikosh por kur ke nje pergjegjesi dhe perballesh me realitetin mendon ndryshe. Mbreti nuk ia pranoi doreheqjen dhe M.Ivanaj vazhdoi detyren ne sherbim te Shqiperise. Duke marre barren e pergjegjesise edhe ne raste fatkeqesish. Dhe ky eshte intelektuali patriot.