55-vjetori i krijimit, Presidenti dekoron Estradën e Vlorës

Presidenti Topi ishte i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në sallën e Teatrit “Petro Marko”, ku merrnin pjesë edhe qytetarë të shumtë, intelektualë, artistë dhe dashamirës të artit, aktorë dhe pjesëtarë të trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës në vite. Në fjalën e vet, Presidenti i Republikës nënvizoi se “Estrada Profesioniste e Vlorës ka demonstruar një origjinalitet të veçantë në 255 premierat e realizuara prej saj në vite”.
“Gjithmonë kemi ndjerë atë origjinalitet, ato vlera të jashtëzakonshme artistike, ku krahas humorit ka spikatur edhe kënga si trioja vlonjate”, theksoi kreu i shtetit. Duke iu referuar emrave që kanë spikatur në vite në radhët e Estradës Profesioniste të Vlorës dhe premierave që janë vënë në skenë, Presidenti Topi tha se veprat e mira bëhen së bashku dhe ato kanë marrë çertifikimin nga ky publik i vlerësuar. Ai shprehu vlerësimin e tij për popullin e qytetit të Vlorës, që sipas tij, “është një popull me shumë karakter, i drejtpërdrejtë dhe shumë i ndjeshëm”.
Më pas Presidenti dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, artistë dhe këngëtarë të Estradës Profesioniste të Vlorës, disa prej të cilëve pas vdekjes, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës në këtë qytet, mes të cilëve Leka Kruta, Mishel Lako, Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani, Myqerrem Ferra e Nazmi Bonjaku. Gjithashtu, Topi u dha Titullin “Mjeshtër i Madh” parodistëve të Vlorës, Mane Lumani, Muhamet Lika, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu.
2010-12-24 15:22
[