568 vite pas Skederbeut. politikanet prishin Beselidhjen
05/03/2012 Besëlidhja e Lezhës, reagon zyrtarisht Ministria e Jashtme
“Ceremoninë e organizoi bashkia”
“Ftesat dhe lista e folësve janë bërë nga organizatorët”
Pikëpyetjet e ngritura në opinion lidhur me ceremonialin e 2 marsit, 568-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, kanë marrë përgjigjen zyrtare edhe të Ministrisë së Jashtme. Kjo e fundit sqaron se aktiviteti i mbajtur në Lezhë ka qenë ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga bashkia e qytetit të Lezhës dhe se lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët. “Organizimi nuk ka pasur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit. Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikëqyr mbarëvajtjen nga ana protokollare të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik. Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Po ashtu Protokolli i Shtetit ka qenë në kontakt me institucionin e Presidentit, të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të përcaktuar në ceremonialin zyrtar”, - sqarohet në deklaratën për shtyp të dikasterit që kryesohet nga ministri Edmond Haxhinasto. “Protokolli i Shtetit, vijon njoftimi në fjalë, - shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj.” Edhe në rastin e fundit, përfundon njoftimi, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Të premten Shqipëria shënoi përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës, ngjarje që shënon kuvendin e prijësve shqiptarë, të cilët ishin mbledhur të organizoheshin kundër Perandorisë Osmane, që po depërtonte në pushtimin e trojeve shqiptare. Ceremonia me rastin e kësaj ngjarjeje historike u zhvillua në Lezhë, por mes krerëve të shtetit mungoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe përfaqësues të opozitës, ndërkohë që ishin të ftuar përfaqësues nga Kosova dhe Maqedonia.
Sqarimi i Topit
Ndryshe nga sa konfirmon Ministra e Jashtme lidhur me Protokollin e Shtetit, Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaroi dy ditë më parë se “në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohej e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni”. Kjo pasi Presidenti i kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë. “Duke e konsideruar këtë akt përjashtues si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike që përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni”, - thuhej në njoftimin zyrtar të Presidencës. Kreu i shtetit mesazhin që do të lexonte në ceremoninë solemne në Lezhë e lexoi në Presidencë.
PD: Topi trilloi arsyen e mungesës në përvjetor
Partia Demokratike ka servirur një tjetër version mbi mungesën e Presidentit të Republikës në ceremoninë përkujtimore të Besëlidhjes së Lezhës. Ndërsa vetë kreun e shtetit përmes deputetes Paulina Hoti e cilësoi gënjeshtar. “Jam sot këtu për të deklaruar me përgjegjësi të plotë se pretendimi i zotit Topi se më 2 mars PD-ja e Lezhës do të organizonte një protestë kundër tij është një trillim banal, identik me mashtrimin e tij të mëparshëm, siç ishte ai që ligjin e lustracionit nuk e ktheu, pasi ishin «përgatitur ta gjuanin me gurë dhe me vez뻔, - tha Hoti gjatë një konference për mediet. “Bamir Topi, - vijoi ajo, - nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës, pasi duket se motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë në atë vend.” Në përvjetorin e Besëlidhjes mungoi edhe lideri i opozitës, Edi Rama, i cili gjithashtu tha se nuk kishe marrë ftesë nga Bashkia e Lezhës. “Për sa i përket pretendimit të Edi Ramës se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë, është i vërtetë sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga ambasada e Kosovës”, - deklaroi deputetja e PD-së.
Shehu komenton lëvizjet në politikë
“Largimi i Oketës? PD liderja e së djathtës”
Vendim të gabuar e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu lëvizjen politike të kolegut të tij deputet Gazmend Oketa nga PD-ja te partia që pritet të krijohet këtë muaj nga Presidenti Topi. Shehu përmend historikun e karrierës politike të Oketës gjatë këtyre dy mandateve kur gjykon vendimin, por nga ana tjetër ai e shikon këtë dhe si një tregues të frymës demokratike që ka përhapur partia në pushtet. “Për mua një vendim personal i gabuar, krejt i gabuar, të cilin unë realisht nuk kam dëshirë ta komentoj, sepse çdo njeri në një vend demokratik, në një ambient demokratik merr vetë vendimet e veta dhe zgjedh forcën politike që do shkojë”, - tha Shehu. Pavarësisht zërave për një lëkundje të partisë së Berishës pas krijimit të një partie tjetër brenda polit të qendrës së djathtë, deputeti Shehu nuk sheh në horizontin politik asgjë për t’u shqetësuar për partinë e tij. “PD-ja është liderja e së djathtës shqiptare dhe forcën e saj nuk e bazon nga ekzistenca e partive të tjera që mund të jenë në një hapësirë politike. Unë mendoj se PD-ja nuk preket nga shtimi apo pakësimi i një apo dy partive në listën e gjatë prej rreth 70 partish që ka Shqipëria. Konsolidimi i saj nuk lidhet me këtë dhe as fitorja e saj e sigurt më 2013-n nuk mund të ndryshojë në lidhje me të tillë elementë”, - deklaroi Shehu.
Përveç partisë së Topit në skenën politike ka hyrë edhe lëvizja e kryesuar nga ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, e shoqëruar me optimizmin e madh për të çuar në minorancë partinë e Berishës dhe lënë në opozitë atë të Ramës.