E Diel, 1 Nëntor 2026

5 futbollista do vishen kuqezi, marrin nënshtetësinë shqiptare!

TIRANË-Amir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku e Ilir Berisha kanë marrë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti firmosur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i jepet shtetësia shqiptare personave të mëposhtëm”

Mësohet se, Gjasula, Abrashi e Basha do të kenë mundësinë të luajnë me kombëtaren shqiptare vetëm pasi të kenë marrë lejen e FIFA-s. Të pestë këta lojtarë pritet ti bashkohen kombëtares kuqezi në përballjen me Norvegjinë, 7 qershor, në Qemal Stafa, një ndeshje deçizive për vazhdimësinë e ekipit kombëtar për botërorin, Brazil 2014.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›