Arvizu: Përveç miratimit të 3 ligjeve, të plotësohen edhe vendet bosh në KQZ

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu apeloi sot që të seancën e së hënës përveç 3 ligjeve të vendoset edhe për plotësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në një prononcim për mediat pas takimit në Gjykatën Kushtetuese diplomati amerikan theksoi se shpresoj që palët të bien dakord për plotësimin e KQZ të hënën.
“Sot është dita e parë e fushatës por ajo ka kohë që ka nisur. Kemi qënë shumë të qartë për zgjedhjet dhe për pozitën e KQZ-së. Kam dëgjuar se do të zhvillohet një sesion në Parlament të hënën kështu që është një mundësi e mirë edhe për tre ligjet ashtu edhe për rikonstituimin e kqz. Shpresoj që të gjitha palët të përfitojnë nga avantazhi”- tha Arvizu.
Ndërsa vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese ambasadori Arvizu shtoi se forca e çdo demokracie mbështetet shumë në ndarjen e pushteteve.
“Me kreun e Gjykatës Kushtetuese kemi folur për rolin e këtij institucioni dhe ne shprehim vlerësim për rolin që gjykata luan dhe për atë që bën për vendin. Ne ofrojmë mbështetjen tonë për punën e Gjykatës Kushtetuese”- tha Arvizu.