E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Rama dhe Meta në fitoren imagjinare akoma s’kanë vendosur kush do jetë kryeministri

24-05-2013 / Gazeta 55

Imami: “Nuk ka mundësi që një vend në kushtet e destabilitetit politik të ecë mirë ekonomikisht, aq më tepër në kontekstin e një krize ekonomike që ka pushtuar të gjithë europën jugore, ndërkohë që ne kemi treguar qëndrueshmëri politike, kemi pasur një parti, një grup parlamentar të cilët së bashku në harmoni dhe unitet, me të gjithë lirinë për të marrë vendimet e sejcilit ecëm për tetë vjet për ta cuar këtë vend nga një shkallë në një shkallë tjetër të zhvillimit”.

Bylykbashi: “Blushi me perfundimin e tunelit si do vi ne Elbasan? Do kalojë nga tuneli per 20 min Tirane-Elbasan, apo do kalojë nga rruga e vjetër e  krrabës?”

Në ditën e parë të celjes zyrtarisht të fushatës elektorale, kryesuesi i zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit Arben Imami ka zhvilluar një takim në rajonin numër 2 dhe 3 ku edhe ka prezantuar kandidatin për deputet Aurel Bylykbashin. Duke i konsideruar këto zgjedhje si mjaft të rëndësishme Imami tha se “ këto zgjedhje sjellin bashkë edhe përgjegjësinë se cfarë do të zgjedhësh, mund të zgjedhësh edhe të mirën edhe të keqen, por gjithmonë ke mundësi të zgjedhësh të mirën edhe të keqen, dhe kjo varet nga ti. Dy alternativa janë relativisht më përfaqësuese në këtë vend, e pranojmë se alternativa e PS  është e rëndësishme nga pikëpamja sasiore, por kjo alternativë nuk është alternativa e së mirës, historia e kësaj partie në këto 8 vitet e fundit që është e lidhur me programin e integrimit të vendit në BE nuk ka qenë vecse alternativë e bllokimit. Dhe është turp që PS i vë titullin koalicionit të vet koalicioni për integrim, ai është koalicion i izolimit të Shqipërisë”, tha Imami, ku edhe një herë e vuri theksin tek mos pranimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të PS në 2005, e më tej tek greva e urisë, 21 janari dhe mos votimi i tre ligjeve, etj.
Në vijim të këtij takimi në zonën 2 dhe 3 të rajonit të Elbasanit me bastion të djathtë Imami shtoi se “   për vite me rradhë PS ka bërë përpjekje të ndalë integrimin e këtij vendi.Ky është modeli i tyre dhe model të cilit i duhet thënë jo. Modeli tjetër është modeli i punës, i qëndrueshmërisë ekonomike, dhe stabilitetit politik të vendit. Lufta e brendshme në PS, LSI, nuk ka akoma të qartë për t’i thënë qytetarëve se kush është kryeministri i vendit është Rama, apo Meta. Nuk ka mundësi që një vend në kushtet e destabilitetit politik të ecë mirë ekonomikisht, aq më tepër në kontekstin e një krize ekonomike që ka pushtuar të gjithë europën jugore, ndërkohë që ne kemi treguar qëndrueshmëri politike, kemi pasur një parti, një grup parlamentar të cilët së bashku në harmoni dhe unitet, me të gjithë lirinë për të marrë vendimet e sejcilit ecëm për tetë vjet për ta cuar këtë vend nga një shkallë në një shkallë tjetër të zhvillimit. Do të përmend vetëm hapat e integrimit në NATO, marrëveshja e Stabilizim Asocimit, u përgatit vendi për të hyrë në europë për të marrë statusin kandidat, PS nuk i votoi. Ne do të jemi pjesë e këtij bashkimi të madh politik që është Europa e Bashkuar, por marrja e statusit kandidat në mënyrë të menjëherëshme ndikon në cilësinë e jetës së vendit në përafrimin real të këtij vendi me BE. Edi Rama ju ka vjedhur ju 266 milion euro në katër vite që shkuan, sepse nuk e votoi këtë status. Projekti i investimeve tona për ta mbyllur infrastrukturën e vendit është 400 milion euro, ne do ta kishim mbyllur atë po ta kishim statusin e vendit kandidat katër vite më parë. Ky është modeli i integrimit, ky është modeli i hapjes, ky është modeli që u nis me Azem Hajdarin, Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Eduart Selamin, i cili rrëzoi diktaturën, e futi vendin në Nato, e do ta fusim edhe në BE. Ky është modeli i stabilitetit ekonomik, ne vijuam zhvillimin në krizën më të thellë që ka parë europa ndonjëherë. Ne një vend i vogël qëndruam me një politikë të qartë, të vendosur për të hapur tregun, për të rritur punësimin dhe për të zhvilluar ato kapacitete që vendi i ka, për të ftuar maksimumin e mundëshëm të investimeve të huaja në këtë vënd. Edi Rama gënjen kur thotë se paguan më shumë pastruesi sesa kryeministri, kjo është një shpifje e ndyrë, tha Imami duke u ndalur tek taksat progresive që propozon Rama. Nëse thua sa më shumë rritet rroga aq më shumë shtohen taksat ti atëherë demotivon njeriun për të punuar, dhe kjo con në ndërprerje karriere, në ndërprerje biznesesh. Taksa progresive në thelb nuk është një taksë e drejtë, është marksiste e kriminale, që do të bjerë në ato të rinj e të reja që punojnë në privat. Ky është aspekti individual. Aspekti i përgjithshëm është se duke rritur taksat Edi Rama do të na cojë në kohën e monopoleve, në rastin konkret rasti i Koco Kokdhimës, i cili nuk paguan dhe nuk do të paguajë taksat. Kjo taksë do të cojë drejt falimentimit biznesin, i cili do të ketë nevojë për mbështetje sociale, pra do të ketë nevojë për një buxhet shteti akoma më të madh se ai që ne kemi. Nëse rasti i Kocos nuk paguan taksat me cfarë do të mbahet ky vend. Programi i PS nuk është rilindje e ekonomisë shqiptare por groposje të ekonomisë, në rast se merren masa për një vit atëherë do të kishte një ndikim negativ jo vetëm në buxhet por edhe në punë e në biznes, nga ana tjetër do të ndikonte drejtëpërdrejtë në investimet e huaja në këtë vend. Nëse investimet e huaja do të vijnë me 20 apo 30 përqind të taksave atëherë kjo nuk bën gjë tjetër vecse i pengon këto biznese. Ne jemi mbajtur këto vite nga këto investime të huaja. Në vitin 2009 -2013 këto investime vajtën në 1 miliard në vit, kështu është shtuar pasuria dhe investimet në këtë vend. Është porosi e vjetër e Karl Marksit që proletariati duhet të jetë varrmihës, është  ideologjike, duan ta shkallmojnë kapitalin, të shkallmojnë vendin e punës. Kjo është rruga e humbjes, kjo është rruga që nuk na con asgjëkundi. Kjo është arsyeja që 23 qershori është një ditë e rëndësishme, që do të ecë me hapin e duhur me shpejtësinë e duhur, me qëllim që edhe ne të bëhemi si një vend europian, dhe jo një vend që shkon drejt krizës. Kur flas për Edi Ramën dua të them se “ ky njeri nuk mund të mbajë ngarkesë, sepse të ecësh përpara kërkon inteligjencë, qëndrueshmëri psikologjike, ky njeri nuk mund të cajë përpara”.
Ndër të tjera Imami është ndalur tek punësimi, që sipas tij Elbasani do të ketë një rritje të punësimit dhe investimet, për shkak edhe të rrugës me tunelin Elbasan – Tiranë, si edhe investimi i tre Hec-eve në Hidrocentralin e banjës, ku edhe një herë tha se vetëm në këtë hidrocentral do të hapen 5000 vende të reja pune. “ Shanset e punës në qarkun e Elbasanit janë realisht të mira. Një nga investimet në këtë qytet është edhe ai prej 10 milion euro në Universitetin e Elbasanit, me një bibliotekë me 300 mijë artikuj shkencorë. Universiteti për Elbasanin do të thotë 10-12 mijë studentë që shpenzojnë këtu, është një nga bizneset kryesore tuajat këtu në qytet, është një investim i cili ka pasojat e veta pozitive, reflekton edhe në tregun e këtij qyteti. Por nuk është cështja vetëm tek dija, por ne do të përpiqemi që për katër vitet e ardhshme për zhvillimin e Arsimit Profesional, Elbasani do ta shndrrojmë në një pikë të arsimit profesional, ne do të përpiqemi që shkollat e larta jo universitare të Formimit Profesional ti zhvillojmë edhe më tej. Investimi i madh shumë milionesh që ka bërë qeveria shqiptare është edhe spitali i ri Obstetrik –Gjinekologjik në Elbasan, si edhe investimet që ka dhënë qeveria bashkisë. Bashkia e Elbasanit sot ka dy herë më tepër para nga buxheti i shtetit se ka pasur kur ishte kryetar Ardjan Turku, dhe nuk bën asnjë investim me paratë e qeverisë, dhe kështu bëjnë të gjithë bashkitë e majta. Sa kohë që ky qytet do të qeveriset nga kjo qeverisje lokale, të jemi të ndershëm, mundësitë për të ecur përpara, infrastruktura e brendshme e këtij qyteti janë të vogla. Por ku shkojnë këto para, ato shkojnë për paga tek militantët dhe miqtë e kryetarit të Bashkisë në vend që të investohen për rrugë, kanale të ujrave të zeza. Por dua tju tregoj dy modele të ndryshme kur bashkia apo Komuna nuk funksionon, sic nuk funksiononte bashkia e Tiranës, pasi punësoi shumë militantë dhe nuk shtroi asnjë kilometër rrugë. Shkon në komunat që qeverisen nga PS asnjë rrugë nuk është e ristrukturuar se nuk duan të punojnë, i themi të shtrojnë urat, të ngrijnë këmbët e urave të vijë ushtria ti shtrojnë, për fëmijët, por nuk i bëjnë sepse nuk duan ti bëjnë. Po arritëm të rrisim numurin e vendeve të punës të rrisim prodhimin kemi një bazë të shëndoshë për zhvillim. Kemi marrë masa duke hequr TVSH për të gjithë makineritë industriale, kemi hequr taksat për të gjithë rrogat e ulta, për të nxitur biznesin, për të hapur vende pune, kemi hequr taksat për tre vitet e para të punës për rininë. Kjo është rruga e drejtë, kjo është rruga e mbarë”, përfundoi Imami.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›