E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sëmundjet kardiovaskulare në rritje, shqetësim ulja e moshës

TIRANË- Sëmundjet kardiovaskulare ne vendin tone, sipas mjekëve kardiologë, po prekin edhe moshat e reja, 30-40 vjeç.
"Edhe në vendin tonë janë të njëjtat shifra me ato të vendeve të tjera, ka një rritje të numrit të tyre që nga më të thjeshtat, duke nisur nga hipertensioni deri tek më të ndërlikuarat që janë insulti cerebral dhe infarkti akut i miokardit", tha sot për ATSH-në Artan Goda, shef i Shërbimit të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.

Sipas tij, është një problem i të gjithë botës moderne, por dhe një sfidë e re për të ardhmen, pasi janë sëmundje që kushtojnë për sistemet shëndetësore. "Janë sëmundje, të cilat jo vetëm kushtojnë nga ana ekonomike, por dhe nga ana sociale, por që duhen parandaluar nëpërmjet shumë masave edukuese të popullatës", tha ai.

Sipas tij, kardiovaskularet janw pothuajse 50 % e të gjithë sëmundjeve që prekin njerëzit. Vdekshëmria e sëmundjeve kardiovaskulare është në vend të parë me rreth 39-40%, në vend të dytë është kanceri me mbi 20 % dhe pastaj vijnë të tjerat.

Në cilësinë e bashkëpresidentit të Forumit të I-rë të Evropës Juglindore për Sëmundjet Kardiake, Goda theksoi se ky forum ka një shtrirje të gjerë ndërkombëtare, pasi janë rreth 70 referues nga të gjitha vendet e Evropës. Konferenca, punimet e së cilës po zhvillohen në Hotel Tirana International nga data 22-26 maj, u organizua nga Shoqata Botërore e Aritmologjisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Kardiologjisë.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›