6 milionë dollarë për drogë

Vokalisti i grupit "Aerosmith", Steve Tyler, ka zbuluar se ka shpenzuar rreth 6 milionë dollarë për drogë gjatë jetës së tij.
“Le të themi se kam thithur gjysmën e Perusë”, transmeton TCH deklaraten qe e ka bere këngëtari duke qeshur në një emision televiziv australian. 65-vjeçari tha: “Mund të kem shpenzuar 5-6 milionë $, por nuk ka rëndësi. Mund të thuhet edhe se kam thithur gjysmën e Perusë, por prapë nuk ka rëndësi.” Steve Tyler u bë i varur nga droga në fund të viteve ’70 dhe merrte rregullisht substanca të paligjshme deri në vitin 1986, kur nisi rehabilitimin. /Indeksonline/