E Diel, 1 Nëntor 2026

6 muaj nga vdekja e Lirak Bejkos, nderime nga ish-të përndjekurit

TIRANE- Ish-të përndjekurit politikë përkujtojnë sot 6-mujorin e vdekjes së Lirak Bejkos, i cili u vetëdogj gjatë grevës së urisë, vitin e kaluar.

Mësohet se sot rreth orës 10:00 një grup ish-të përndjekurish janë mbledhur në vendin ku u zhvillua greva, për të përkujtuar Lirak Bejkon.

Në mënyrë simbolike, ish-të burgosurit ndezën një zjarr duke u shprehur se 'kjo flakë nuk do të shuhet kurrë'.

Ndërsa ish-i përndjekuri Skënder Tufa, u shpreh se përndjekja ndaj ish- të burgosurve vazhdon. “Kërcënohemi dhe jemi në presion cdo minutë", tha ai.

Bejko ndërroi jetë pasditen e 2 nëntorit 2012 në spitalin e Barit. Ai i vuri flakën vetës më 10 tetor 2012 gjatë grevës së ish-të dënuarve, në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit dhe plotësimin e kërekesave të kësaj katëegorie.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›