Zjarr në një magazinë peshku në Shëngjin, shkak luhatja e tensionit
SHËNGJIN- Zjarr në një nga magazinat e stabilimentit të peshkut të “Rozafa fish” në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30, ndërsa zjarri ka përfshirë frigoriferët e mëdhenj ku ruhej peshku. Sipas pronarit të magazinës, Gjergj Luca dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e luhatjes së tensionit.
Nga luhatja janë djegur motorët e frigoriferëve duke përhapur zjarr e tym në të gjithë magazinën. Bëhet me dije se punonjësit kanë qënë në magazinë në momentin e rënies së zjarrit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se zjarrfikësit janë aty dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë flitet për dëme të mëdha materiale, pasi në magazinë ka pasur me tonelata me prodhime deti.
(m.a/BalkanWeb)