6 ushtare turq humbin jeten
6 ushtare turq kane ngelur te vrare si pasoje e shperthimit te nje mine , ne pjesen juglindore te vendit ne kufi me Irakun. Njoftimi eshte bere nga televizioni i njohur turk NTV, i cili duke cituar zyrtare te larte te ushtrise , deklaron se mina ishte montuar nga rebelet kurde. Menjehere forcat e sigurise kane ndermarre nje operacion te shtrire ne gjithe vendin duke arrestuar 30 persona te lidhur me rebelet kurde.