E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e perbashketa amerikano-koreanojugore rrisin nivelin e sigurise

Forcat e perbashketa amerikano-koreanojugore kaluan ne nje nivel sigurie dhe mobilizimi me te larte pasi Koreja e Veriut vuri ne dyshim armepushimin e vitit 1953, ne fuqi mes dy Koreve. Lajmi eshte bere i njohur nga mediat vendase te cilat theksojne se niveli i gadishmerise ka shkuar ne dy shume prane atij maksimal. Nderkohe si mase shtese eshte marre edhe Mbikqyrja mbi Korene e Veriut me me shume avione dhe personel te mobilizuar. Situata midis dy Koreve eshte tensionuar ndjeshem ditet e fundit pasi Koreja e Veriut tha se nuk ishte me e lidhur me armepushimin qe i dhe kercenoi fqinjin e saj te jugut me nje sulm ushtarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›