E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stigëlmajer: Kosova të mos mbetet 'geto e vizave' në Ballkan

Bruksel- Në pritje të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, se cilat vende të Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur përpara në përmbushjen e kushteve për heqjen e vizave, Inciativa Evropiane për Stabilitetet (ESI) pohon se "Kosova nuk është përfshirë fare në procesin e liberalizimit të vizave".

"Arsyeja për një situatë të tillë është se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës", thotë përfaqësuesja e kësaj organizate, Aleksandra Stigëlmajer. Por, ajo mendon se "kjo është një gabim i madh për shkak se - herët a vonë - të gjitha vendet e tjera të rajonit do të lirohen nga regjimi i vizave, kështu që Kosova të mbetet e vetmja 'geto e vizave' në Ballkan", është shprehur Stigëlmajer për REL.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›