Kuvendi shtyn zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Prishtinë-Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish sot, emërimin e Avokatit të Popullit. Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të LDK-së, kërkesë e cila u pranua nga Parlamenti. Zgjedhja e Avokatit të Popullit, pritej të bëhej përmes procedurës së rregullt ligjore, me votim të fshehtë. Në garë për këtë postë, janë tre kandidatë Veton Vula, Sami Kurteshi dhe Besnik Osmani.