6 vajza dalin nga koma, Nikollari: Jo invaliditete

Viktimat e aksidentit duke u transportuar në Spitalin Ushtarak
TIRANË- Dalin nga koma gjashtë nga studentet që mbeten të plagosura rëndë në tragjedinë e Himarës e që prej ditës së aksidentit mbaheshin në terapi intensive në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Lajmin e ka dhënë mjeku Luan Nikollari, i cili ka bërë me dije se vajzat do të mbahen gjithsesi nën kujdes mjekësor.
Sipas tij nga gjithë ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor vajzat nuk rrezikojnë invaliditetin. Ai ka dhënë informacion edhe për dy vajzat e nisura në Vjenë, duke sqaruar se transporti u krye me sukses, ndonëse vajzat vazhdojnë të jenë në gjendje kome. Sipas tij, atyre do tu nisin ekzaminimet nga e para.