PS: Raporti i DASH konfirmoi shqetësimet e ngritura nga opozita

Ditmir Bushati
Partia Socialiste i ka cilësuar gjetjet e raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga opozita. Anëtari i kryesisë dhe kryetari i Komisionit për Integrimin, Ditmir Bushati, shprehet se raporti dëshmoi realitetin që ekziston në Shqipëri.
Ai ka theksuar se PS është gati të angazhohet për heqjen e imunitetit për zyrtarët, çështje e cila në raportin e DASH konsiderohet si pengesë për luftën ndaj korrupsionit.
Heqja e imuniteti, tha deputeti i PS-së do të jetë hapi i parë për çrrënjosjen e pa ndëshkueshmërisë për zyrtarët që përfshihen në afera korruptive. /F.S/