E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë hyjnë ilegalisht në SHBA me anë të një barke

Liqeni St.Clair

Rojet kufitare të SHBA-ve kanë arrestuar dy shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nëpërmjet Kanadasë. Dy shqiptarët po tentonin me anë të një barke nëpërmjet liqenit St.Clair.

Punonjësit kufitar dalluan mjetin lundrues me anë të një kamere. Dy shqiptarët pasi kanë zbritur nga barka kanë bërë një telefonatë dhe pas kësaj ka mbërritur një makinë për ti marrë. Policia ka ndaluar makinë dhe ka konstatuar dhe ata ishin emigrantë të paligjshëm në SHBA.

Ky është një shembull i mirë për të mësuar se si përdoren agjentët në terren dhe teknologjinë për të parandaluar kalimin ilegal të kufirit, tha James Crauford, agjent i kontrollit në Marusville. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›