E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 vjet Facebook, 400 mln përdorues e format të ri

TIRANE -400 milionë përdoruesit e Facebook festojnë 6 vjetorin e krijimit të rrjetit social më të famshëm në botë. Me këtë rast themeluesi Mark Zuckerberg njofton shërbime të reja në homepage. “Falë jush kemi bërë përmirësime të jashtëzakonshme gjatë vitit të shkuar dhe e kemi bërë botën më të hapur e njerëzit më të lidhur me njëri tjetrin. E nisëm 6 vjet më parë në një dhomë të Harward-it dhe tani dëshirojmë të festojmë me 400 mijë përdoruesit tanë me atë që na pëlqen të bëjmë më tepër, të ofrojmë shërbime të reja.” shpjegon Mark Zuckerberg. Ndërkaq disa përdorues kanë patur mundësinë të navigojnë në faqen e re. Disa nga ndryshimet e formatit kanë të bëjnë me zëvendësimin e menusë në të majtë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›