Montobio: Për tu anëtarësuar në BE duhet të jeni shtet
Kriza politike në Shqipëri nuk duhet të bëhet shqetësuese për Bashkimin Europian, në të kundërt e ardhmja e vendit drejt unionit, bëhet vertetë e pasigurtë. Manuel Montobio, ambasadori i Spanjës, vendit që ka presidencën e rradhës së BE, shton dozat e kritikës për situatën e papërcaktuar në vend, në pritje të tryezës së presidentit.
“Shqipërisë i intereson te jetë pjesë e axhendës së Këshillit të
Bashkimit Europian sepse do të thotë që po bëhet progres në drejtimet e
kërkuara nga ky organ, por nuk i intereson të jetë pjesë e axhendës së
Këshillit për Politikën e Jashtme sepse kjo do të thotë se ju s’po ecni
dhe aq mire. Situate e brendshme në Shqipëri nuk duhet t’i bjerë në sy
Bashkimit Europian apo ndonjë organizate tjetrë ndërkombëtare pasi kjo
tregon se jeni problematikë” tha Montobio.
Në pritje të tryezës në presidencë, ku palët kanë konfirmuar praninë,
por jo termat e dialogut, Montobio tregohet i prerë kur thotë: “Ju jeni
të mirëpritur të mirëpritur në BE, por për të qenë anëtarë duhet të jeni
një shtet. Një shtet sipas konceptit të BE nuk do të thotë një shtet
dosido, por një tip i vecantë shteti. Në mënyrë metaforike duhet të keni
lidhje që të prodhoni elektricitet. Nuk do të keni jetëgjatësi nëse
keni tela të shkurtër. Mund të shkaktoni kolaps. Por duhet të lidhni
telat dhe me t’u lidhur ato, do të keni mbështetjen e BE”.
Ambasadori spanjoll kërkoi që politika shqiptare të bierë dakord për
zgjedhjet dhe standardet e kërkuara nga Be për to, gjithashtu të luftojë
korrupsionin.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi