Refuzohet strehimi për serbin që ofroi videon e Srebrenicës
VJENë- Autoritetet austriake kanë hedhur poshtë kërkesën për strehim të një serbi që solli xhirime mbi krime të luftës në Srebrenicë. Lajmi bëhet i ditur nga Amnesty International. Jovan Mirillo deklaroi për mediat austriake se ai dhe familja e tij “nuk kanë asnjë mundësi për të mbijetuar”, nëse kthehet në Serbi. Ai ka shtuar se vëllai i pronarit të videos u gjet i vrarë prillin e kaluar, pasi ishte dëbuar nga Hollanda. Videoja tregon forcat serbe duke vrarë gjashtë boshnjakë.(m.a/rel/BalkanWeb)