60 mijë përdorues droge, policia dhe të rinjtë aktivitet sensibilizues
Nën moton ti themi jo drogës dhe kriminalitetit të rinjtë e shkollave të mesme në Tiranë dhe policia e kryeqytetit kanë organizuar aktivitete sensibilizuese sesi mund të parandalohen fenomene të tilla.
Ndërsa si formulë suksesi per luftën ndaj fenomeneve të tilla negative shihet bashkëpunimi midis forcave të rendit dhe komunitetit.
Kreu i shoqatës stop hiv-aids Arjan Boci u shpreh se në Shqipëri ka 60 mijë përdorues drogë dhe mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është bashkëpunimi me policinë.
Shefi i patrullës së përgjithshme në policinë e kryeqytetit, Bedri Hasanaj, sqaroi se policia duhet të shihet si aleat nga të rinjtë dhe bëri apel për denoncim të rasteve kur tregohet drogë në ambjentet e shkollave.
Ky aktivitet është në vazhdën e nismave që ka marrë policia e Tiranës në ndërgjegjësimin e të rinjve në luftë kunder fenomeneve negative.