E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikimi i dokumentave, policia e Tiranës godet bazën, arrestohet autori

Goditet në kryeqytet një bazë fallsifikimi i dokumentave zyrtare, ndërsa është ekzekutuar masa e sigurisë së Gjykatës për 62 vjeçarin Ylber Huqi. Gjatë ditës së sotme, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan procedimin e nisur rreth 4 muaj më parë duke arrestuar shtetasin Ylber Xhaferr Huqi dhe shpallur një tjetër në kërkim policor si bashkëpunëtor i dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik – Financiar, Sektori i Operacioneve Speciale dhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një baze falsifikimi të dokumentave zyrtare.

Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 14.00, ku u bë dhe ekezekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e Ylber Huqi, për konsumim të veprës penale të fallsifikimit të dokumentavee vulave, e kryer më shumë se një herë.

Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e fallsifikimit të dokumentave zyrtare si : Vula të ndryshme Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të Dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme të Vërtetimeve të Hyrje dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjëndjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve ; formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, Vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.Ndërkohë pas një kontrolli të banesës së tij e cila shërbente njëkohëshisht si bazë fallsifikimi të dokumentave zyrtare u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike deklaroi në një konferencë për mediat zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ylber Huqit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›