Basha takim për planin urbanistik: Jo më ndërtime pa leje
Tashmë ndërtuesit do ta kenë më të thjeshtë që të njihen me planin e detajuar vendor ku mund të ndërtojnë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e prezantoi këtë risi në një takim me ndërtues.
Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se të gjithë ndërtuesit do të gjejnë informacionin për planin vendor në faqen Bashkisë në internet, duke garantuar më shumë transparencë.
Gjatë paradites Basha inspektoi perfundimin e rikonstruksionit të rrugës Brigada e 8 në zonën e bllokut. Sipas kreut të Bashkisë ky investim tregon mënyrën sesi po ndryshon kryeqyteti.