E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, kontroll të befasishëm ndaj kandidatit të LSI: Urdhër i Nokës

Teksa zhvendosemi drejt datës së zgjedhjeve situata sa vjen dhe tensionohet. Kandidati i LSI për deputet, Qemal Elezi, ndërsa udhëtonte sot drejt Hasit për një takim elektoral i është nënshtruar një kontrolli të befasishëm të forcave të policisë.

Pas kësaj Elezi ka shpjeguar për mediat arsyet e ndalimit, që sipas tij ishte rezultat i një urdhëri nga lart, duke nënkuptuar kreun e Ministrisë së Brendshme Flamur Noka, ndërsa konfirmoi se në përfundim të kontrollit nuk u gjet asgjë e dyshimtë në automjetin e tij.

Ndalimi im ishte me urdhër nga lart, isha nisur për në Has për një takim elektoral. U kryekontroll i dhunshëm ndaj makinës, por nuk u gjet asgjë. I bëj thirrje ministrit Noka që vota të mos merret me dhunë, por me punë efektive deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›