60 viktima në 5 muaj, policia dorëzohet para krimit
50 vrasje gjatë 2013-ës, 18 prej tyre janë bërë nga vrasës me pagesë
Nga Arta AGOLLI
Gjatë 5 muajve të parë të 2013, vrasjet dhe viktimat duket se janë shtuar në mënyrë të paprecedentë, pasi krimi jo vetëm që duket sikur ka kryqëzuar policinë e shtetit, por është ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare duke shënuar rreth 50 ngjarje me plot 60 viktima në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa më e madhe e vrasjeve është trumbetuar si atentate të mirëfillta apo krime mafioze, burime konfidenciale nga policia e shtetit kanë mundësuar për gazetën Tirana Observër, statistika të frikshme për krimet e rënda, që variojnë nga vrasje të oficerëve të policisë, deri tek masakra të padëgjuara ndonjëherë nga opinioni publik. Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që burimet nga policia e shtetit theksojnë se nga 50 ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtij viti rreth 18 vrasje prej tyre që janë cilësuar si mafioze e të realizuara nga vrasës me pagesë. Ky fenomen duket se tashmë është shtuar ndjeshëm e sipas të dhënave është kthyer në biznes të pastër. Sipas burimeve policore një pjesë e konsiderueshme e vrasjeve të kryera përgjatë 2013-ës sipas të dhënave, dëshmive dhe statistikave të mbledhura nga policia e shtetit, janë kryer nga vrasës me pagesë por ende në Shqipëri nuk funksionojnë mekanizmat, laboratorët apo mjetet për të zbuluar provat dhe të gjitha të dhënat që dëshmojnë me të vërtetë që një person apo një tjetër është vrasës me pagesë. Ndaj në këtë formë, policia e shtetit apo edhe prokuroria duken sikur janë dorëzuar përpara krimit dhe vrasjeve pa autor.
Vrasjet e bujshme pa autor
Nga policia është cilësuar si një vrasje mafioze dhe pa autor ajo e Admirim Sakos, i cili u ekzekutua në prani të bashkëshortes së tij. Sipas të dhënave dhe dëshmive të bëra në polici dhe në prokurori e veja e Sakos ka rrëfyer se është e frikësuar për jetën e saj dhe të djalit të vogël dhe ndihet çdo ditë e kërcënuar, me frikën se vrasësit do rikthehen sërish. Kjo vrasje ende edhe pse kanë kaluar disa muaj nuk ka asnjë autor, ndërsa hetimet vazhdojnë. Një lajm i cili nuk bëri bujë, por që në të vërtetë ishte vrasje e rëndë është ajo e Bujar Barçit artistit dhe kineastit të njohur të kinematografisë shqiptare ndërsa arrestimin i autorit të krimit duket se nuk është bindës për familjarët dhe ndoshta edhe vetë prokurorinë që po vazhdon ende hetimet. Kjo ngjarje e rëndë u la disi në hije pasi media dhe vetë policia u zhvendosën sërish tek kërkimet e të miturit Julian Çela, pas arrestimit një personi që pranoi në polici se pasi e kishte rrëmbyer e kishte mbytur dhe hedhur në plehrat e sharrës minorenin. Vrasja e koreografes Sonila Tafa duket se shënoi një tjetër ngjarje të rëndë sërish pa autor. E reja mbeti viktimë e një breshërie automatiku, në periferi të Tiranës, e cila ka qenë duke festuar me miket e saj. Autori i dyshuar i krimit është Artur Kuliçaj, por ende hetimet vazhdojnë. Vrasja makabre në xhaminë e qytetit të Lushnjës e Shyqyri Muçës i cili u ther nga një besimtar është cilësuar si një ndër rastet më të rënda të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri.
Komisar Musa Skura
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Burrelit në muajin Janar, ku komisar Skura është qëlluar për vdekje nga një grup që trafikonte municione gjatë operacionit për arrestimin e tyre.
Kryekomisar Dritan Lamaj
Më 24 shkurt, në zonën e quajtur Irfan Tomini u vra kryekomisar Dritan Lamaj. Hetohen konfliktet me biznesmenë, ndërsa i vetmi i akuzuar është Arben Frroku i cili pritet të ekstradohet nga Greqia në vendin tonë.
Oficeri Selman Lena
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Kamzës një tjetër ngjarje goditi punonjësit e policisë. Në një postbllok inspektori humbi jetën, ndërsa kolegu i tij u plagos rëndë.
Ja ngjarjet e rënda të çdo muaji nga janari deri në maj
Nga Janari i 2013-ës numërohen plot rreth 18 vrasje mafioze, të cilave nuk u është gjetur ende autori edhe pse disa të shoqëruar figurojnë ende në paraburgim. Nga statistikat muaji Janar është muaji me ngjarjet më të shumta dhe më i qeti muaji mars. Edhe pse gjendemi në 5 mujorin e parë të këtij viti vrasjet e rënda po ndodhin ditë pas dite, dhjetëra njerëz vriten dhe vrasësit figurojnë ende të lirë duke u kthyer në kërcënim për opinionin publik. 16 ngjarje dhe 17 viktima është bilanci i muajit Janar. Një tjetër vrasje mafioze dhe pa autor është ajo e Admirim Sakos. Admir Sako njihej si miku më i ngushtë i bosit të drogës, Elton Deliu, edhe ky është vrarë në mënyrë mafioze disa vite më parë. Pas vdekjes, Sako ishte administratori i disa pronave të Deliut. Ky duket se është edhe motivi i vrasjes. Ndërkohë, emigranti Agron Dervishi 36 vjeç, kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar Vitin e Ri, pranë të afërmeve. Ai nuk arriti që të kthehet në Itali dhe vrasja e tij, përveç faktit që nuk ka autor, nuk ka as motiv. Ngjarje kjo që mbetet mister edhe sot e kësaj dite. Policia nuk arriti të bënte zyrtare qoftë edhe një pistë të vetme për vrasjen e 36-vjeçarit. Gjatë muajit të parë të vitit numërohen gjithsej 7 vrasje pa autor. Krimi në familje është regjistruar në dy raste. Në Elbasan, babai vret nusen e djalit së bashku me të birin dhe në Vlorë, djali vret të atin në gjendje të dehur. Ndërsa në shkurt janë regjistruar 10 ngjarje me 12 viktima. Sërish një kryekomisar ka rënë pre e një atentati. Dritan Lamaj u ekzekutua pranë banesës së tij, në momentin që ka qenë duke lëvizur me makinë. Mbi trupin e viktimës u lëshuan një breshëri plumbash. Autoritetet shtetërore e kanë drejtuar gishtin nga Arben Frroku. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, vrasja e Dritan Lamajt mbetet pa autor edhe pse ka arrestuar një të dyshuar. Ndër të tjera, në këtë muaj dominon mjaftueshëm krimi në familje. Në muajin Shkurt në Kuçovë dhëndëri vret vjehrrën dhe vjehrrin. Ndërsa në po këtë muaj në Elbasan, gruaja vret burrin për xhelozi dhe në Ersekë Fatos Kapllani vret të dashurën që e kishte nga një lidhje jashtëmartesore dhe më pas veten, për të njëjtin motiv të lartpërmendur. Një histori që nuk mund të lihet pa u përmendur, është vrasja e vjehrrës nga dy nuset e djemve, pasi vrasëset pretendojnë se ajo i keqtrajtonte gjatë gjithë kohës. Gjithsej janë shënuar 5 viktima. Në këtë muaj është regjistruar vetëm një vrasje mafioze, ku viktima Kujtim Kraja, rezulton të jetë i afërmi i ish të fortit të Shkodrës, Mir Koçisë. Të pakta janë gjasat që Krajës ti gjendet autori që e ekzekutoi.
Muaji mars, policia liron të akuzuarin për vrasjen e Zef Gjinit
Në muajin mars të këtij viti vëllezërit Levanti kanë plagosur me thikë Zef Gjinin. Si të dyshuar për plagosje, policia ka dënuar vëllain e të ndjerit Marian Levanti. Disa javë pas përleshjes mes familjes Levanti dhe Gjini, boksieri ra pre e një atentati nga dy persona. Si të dyshuar policia arrestoi Pjetër Gjinin, i cili 40 minuta pas krimit është gjetur në gjumë, në banesën e tij, në Orosh të Mirditës. Ai është lënë i lirë për mungesë provash. Ndërsa vëllai tjetër, Zef Gjini, sipas sistemit TIMS, rezulton në Angli. Krimi në familje nuk ka munguar as në këtë periudhë.
Në muajin prill 14 viktima, dy prej ngjarjeve pa autor
Prilli ka regjistruar plot 14 viktima ndërsa dy prej ngjarjeve janë ende pa autor. Sipas statistikave, janë regjistruar 14 viktima, dy prej të cilave pa autor. Në qytetin e Lezhës, babai ka vrarë vajzën e tij me pretendimin se e bija ishte imorale. Një ngjarje që nuk mund të lihet pa u përmendur, është vrasja e Ervin Merdinit nga i dyshuari Nik Llakaj. Fillimisht ngjarja u dyshua prej ekspertëve si aksidentale, ku u tha që viktima ra nga biçikleta e për pasojë gjeti vdekjen. Pas daljes së e