Rama: Integrimi nuk është të ikim nga Shqipëria, por të ndërtojmë Evropën në Shqipëri
DURRËS- Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi një takim elektoral paraditen e sotme në Komunën Rrashbull të Durrrësit. Në një bashkëbisedim të improvizuar në një lëndinë të gjelbërt, më fshatarë të kësaj zone Rama prezantoi dy kandidatët për deputetë, për këtë zonë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.
“Sot kemi fatin që këtë kënd fjale në fshat mund ta transmetojmë edhe drejtpërdrejt, për të folur për problemet e fshatit. Ndërkohë, jam shumë i kënaqur që këtë në Rrashbull kemi dy deputetë, Ilir Beqen, i cii është një nga autorit kryesorë të programit tonë të Rilindjes, posaçërisht i fokusuar në problemet e fshatit dhe djalin, mikun shokun, vëllain, komshiun, bashkëfshatarin bashkëqytetarin..., Shkëlqim Troplini për të cilin kemi respekt të veçantë si djalë me integritet dhe seriozitet dhe përkushtim të madh ndaj kësaj zone”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Rama shprehu dëshirën për të folur për rrënimin e fshatit që sipas tij banorët jo vetëm të kësaj zone e ndjenë cdo ditë. Duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve, për pronat dhe procesin e legalizimeve, Rama duke akuzuar kryeministrin Berisha se gënjeu për 20 vite rresht, premtoi se brenda mandatit të parë do të zgjidhë, problemin e pronave.
“Kemi një problem themelor, që mbetet një nyje pa zgjidhjen e së cilës nuk shkojmë para. Problemi i pronës. Se keni dhe një Republikan këtu. Këta demokrat dhe republikan, 20 vjet duke marrë votat e pronarëve dhe duke thënë ne jemi ata që zgjidhim problemin e pronave. Ndërtoni pa leje se ne i legalizojmë ndërtimet tuaja. 20 vjet duke i thënë fshatarëve, vijoni punoni se ju japin certifikatën e pronës. Sot pas 20 vjetësh dhe 8 vjetësh në qeveri. Pronarët nuk kanë të drejtë prone, dhe një copë letre që e bën pronën pasuri të patundshme apo ua njeh tokën. Deri tani me fjalë se veprat i bëjmë kur të jeni në qeveri. Ne do të zgjidhim cështjen e pronës. Do të bëjmë transparencë për të gjithë atë grabitje të madhe që i është bërë pronave të përbashkëta dhe pronave private. Brenda 4 viteve certifikatën e tokës tënde do ta jap unë. Ne do japim certifikatën e tokës për të gjithë ata që kanë 20 vjet që rropaten me një copë tokë. Legalizimit do i mbyllim sic na takon dhe sic ju takon atyre që kanë ndërtuar një shtëpi për të ndërtuar ëndrrën e një familje në kushtet normale. Këto cështje janë angazhimet tona dhe do i ndjekim,. Jo si këta se sa fillojnë zgjedhjet bëjnë fushata me legalizimet. Turren me letër me dorë dhe thotë se ka legalizime, si ai që shtone kam dushk dhe shkozë...”, tha Rama.
Rama gjatë takimit nuk la mënjanë dhe batuat teksa iu drejtua një të riu:
“Djali me kapele pas, çohu në këmbë, jepi karrigen atij, ulu. Edhe ul dhe me kapele dhe 18- vjec dhe ai baba jot në këmbë, dhe rilindje në ballë...! se si do rilindësh ul se di. Bëj shaka mos u mërzit me shëndetin qenke mirë, të ushqejnë mirë, rrike ul, bast ke vu, jo. Nesër Champions Liga. Jo. Se punë tjetër s’ke bo se nuk ke vaj ti”.
INTEGRIMI, RAMA: BERISHA THOTË HANI PINI NATO - BE, PAVARËSISHT SE JENI PA PUNË
Kreu i PS-së, Edi Rama ka sulmuar deklaratat e kryeministrit Berisha në takimet dhe mitingjet e tij elektorale, i cili përdor si kartë të tij, arritjet e Shqipërisë në NATo apo përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian. Rama duke ironizuar shefin e qeverinë, tha se integrimi Evropian nuk është të ikim nga Shqipëria por të ndërtojmë Evropën në Shqipëri.
Nuk do ju themi hani NATO. Pini NATO dhe punë e madhe se nuk keni bukë. Hani, pini BE dhe punë e madhe se nuk keni ujë. Hani fotot e Berishës dhe punë madhe që nuk keni punë. Ndërkohë që nuk keni me ca punoni tokën. Ne do ju themi se këtë do e bëjmë nesër këtë pasnesër, këtë se bëjmë dot këtë e bëjmë pas dy vjetësh. Do bëjmë jo llafe po pune. Ta kthyem Shqipërinë në punë, se punë është ajo që i jep dinjiteti popullit të një vendi. Një vend pa punë është ajo që e shkelin këta cdo ditë. De duke marrë mikrofonin duke tregu përralla me integrimin evropian nuk është të ikim ne atje por ta ndërtojmë ne këtu. Ndaj ti lemë demagogjitë dhe besnikëritë ndaj partive, por me 23 qershor votat të shkojë atu ku gjërat ju duhen. Doni legalizime, shëno tek fleta PS.
RAMA DO I KTHEJË VERIORËT NGA KANË ARDHUR? KREU I PS: SA KOHË DO I HANI RRENAT E KËTYRE PASH ZOTIN
Rama iu përgjigj dhe një banori me origjinë nga Mirdita, lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha se “Rama do ju kthej andej nga keni ardhur”. Duke rrëfyer historinë e familjes së tij, se edhe stërgjyshërit e tij janë nga ai vend, kreu i PS-së tha se kryeministri gënjen.
“Dhe sa kohë do i hani rrenat e këtyre pash zotin. Të them një pjesë të historisë së familjes time. Ju keni zbritur në këto 20 vite. Ndërkohë stërgjyshërit e mi kanë zbritur nga Mirdita shumë vite më parë poshtë në breg. Problemi me ju është ky mor vlla, ju keni 20 vjet jo vetëm se i hani, por i hani me qef rrenat e Saliut, pasi minimumi duhet tua e kishin legalizuar ato shtëpi. Kur t’iu thonë mos e votoni Edi Ramën se do ju qojë në shtëpi, pse nuk i thoni ku e keni legalizimin. Po ju them një gjë, jo Edi Rama jo, por edhe Enver Hoxha sikur t’iu ngjallte nuk prishte dot 400 mijë ndërtime që janë bërë këtë periudhë. Lavdi zotit ai nuk ngjallet dhe ajo kohë ka marr fund dhe po ju them se atje në Shën Vlash do vi unë dhe do ju jap legalizimin e parë dhe pastaj do i legalizojmë rast pas rasti, me një parim, kush ka ndërtuar një shtëpi për jetë më të mirë llafet janë të tepërta, meriton ta legalizojë shtëpinë dhe pike. Janë bërë vetëm 8 % e legalizimeve. Do thotë se duhet të prisni edhe 165 vjet po pritet Saliun’, tha Rama.
(e.m/BalkanWeb)