Kuvend/ Opozita prezanton planin e emergjencave, Topalli ndërpret seancën
Tiranë- Teksa kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi po fliste për situatën e krijuar në vend për shkak të dëborës, kryetarja e Kuvendit Topalli ka ndërprerë seancën, pasi sipas saj emergjencat do të diskutohen në fund të seances.
“Hipokrizia nuk ju mungon por të ishte serioze do të bënit pyetje dhe inteperlancë. Je kundër rregullores- tha Topalli.
Nga ana tjetër opozita ka tentuar të prezantojë planin e saj për përballimin e situates, ndërsa mungesa e kryeministrit në Kuvend është cilësuar nga deputetët socialistë si refuzim i kryerjes së detyrës.
Në kushtet kur kryeministri refuzon të bëjë detyrën pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke mos informuar Kuvendin, në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë për mungesën e një plani të ndërhyrjes konkrete në terren, një plan masash financiare, ne duke insistuar për të bashkëpunuar, ofrojmë masat që duhen ndërmarrë- tha Braçe.
Ndërsa ditën e djeshme PS u shpreh se është e hapur të votojë çdo ndryshim të buxhetit të shtetit që shkon në adresimin e problemeve të mprehta të kësaj emergjene, duke proprozuar edhe planin etyre për përballimin e situatës.
Ky plan përmban një këndvështrim të gjerë lidhur me domosdoshmërinë për të përballuar të sotmen dhe për të parashikuar ashtu siç duhet të nesërmen. Dy gjëra që shohim me keqardhje për njerëzit, për ata që po e vuajnë situatën, që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me këndvështrimin dhe me veprimin e qeverisë shqiptare. Është vërtetë për të ardhur keq që në këtë sfidë të madhe për çdo shtet në kushtet e një situate të tillë të motit, ne kemi para syve siç e kanë në lëkurë çdo minutë njerëzit e zonave të prekura, degradimin dhe pafuqinë e plotë të shteti tonë, i cili është krejtësisht i papërgatitur për një situatë të tillë, për arsye të njohura që kanë të bëjnë jo vetëm mesa u tha këtu, por edhe me shkatërrimin e plotë të administratës shtetërore, si një administratë e bazuar tek merita dhe tek profesionalizmi.- tha dje Rama në mbledhjen e Komiteti të Emergjencave të PS-së.
Ne nesër në Kuvend duhet që në mënyrë këmbëngulëse dhe të qartë ta paraqesim këtë plan tonin si një domosdoshmëri që nuk ka të bëjë me interesin e ngushtë partiak, apo të opozitës në tërësi, po ka të bëjë me interesin e vendit- shtoi Rama në fund të mbledhjes.
Plani i PS-së për Emergjencat:
Identifikimi i kostove të emergjencës së krijuar nga moti;
Për:
- Hapjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve kombëtare; rrugëve që lidhin rrugët kombetare me qendrat e komunave; rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe rrugët kombëtare;
- Hapjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve të brendshme të qyteteve;
- Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellsave në qytete, fshatra
- Kthimin në eficencë të plotë të qëndrave shëndetësore
- Furnizim të menjehershëm me ushqime dhe ujë (në sasi të mjaftueshme për dy muaj)
- Furnizim të menjëhershëm me barna mjekësore të qendrave shendetësore dhe të sëmurëve kronikë (në sasi të mjaftueshme për dy muaj)
- Furnizim të menjëhershëm me veshmbathje për fëmijë, pleq apo familjarë të vetmuar
- Furnizim të menjëhershëm me gas, qymyr dhe dru zjarri (në sasi të mjaftueshme për 3 muaj)
- Furnizim të menjëhershëm me bazë ushqimore, medikamente për bagëti (te imta e gjedhe) pjesë e ekonomisë familjare (në sasi të mjaftueshme për 3 muaj)
Për:
- Dëmet e shkaktuara në rrugët kombëtare; rrugët që lidhin rrugët kombëtare me qendrat e komunave; rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe rrugët kombëtare;
- Dëmet e shkaktuara në rrugët e brendëshme të qyteteve, sistemin e ndriçimit publik
- Dëmet e shkaktuara në rrjetin e ujësjellësave dhe të kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza në qytete e fshatra
- Dëmet e shkaktuara në shkolla fillore, 9-vjecare e të mesme, në qytet e në fshat
- Dëmet e shkaktuara në qendrat shendetësore në qytet e në fshat
- Dëmet e shkaktuara në pritat malore mbrojtëse nga orteqet
- Dëmet e shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe të fshatarëve në fshat
- Dëmet e shkaktuara në bagëti (të imta e gjedhe) si dhe në ekonominë bujqësore familjare
- Dëmet e shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre ekonomive familjare
2. Identifikimin e kostove për rindërtimin e:
- Rrugëve kombëtare të dëmtuara
- Rrugëve rurale të dëmtuara
- Rrugëve të brendëshme të qyteteve të dëmtuara
- Ujësjellësve e kanalizimeve të dëmtuara
- Shkollave të dëmtuara
- Qendrave shëndetësore të dëmtuara
- Banesave të dëmtuara
- Pritave malore të dëmtuara
Alokimin e menjëhershëm prej buxhetit të shtetit të:
- Granteve për bashkitë dhe komunat në emergjencë prej motit sipas miratimeve në buxhetin e shtetit
- Fondeve të përcaktuara për ndërhyrje të menjëhershme e të qëndrueshme në rrugët rurale, rajonale apo të fshtrave, rrugët parësore e rrugët që lidhin lagjet e brendëshme te qyteteve
- Fondeve për ndihmën ekonomike, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore përfshirë edhe familjet që do të bien në varfëri si pasojë e emergjencës aktuale
- Fondeve për pagesën e papunësisë, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore
- Fondeve të invaliditetit, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore
- Fondeve të pensioneve të pleqërisë, në masë të plotë
Alokimin e menjëhershëm prej buxhetit të shtetit të:
- Fondeve të investimeve për ndërtimin e digave e pritave mbrojtëse nga vërshimi i ujrave në ultësirën veriperendimore e perendimore.
- Fondeve të investimeve për përforcimin e digave e pritave (aktuale) mbrojtëse nga vërshimi i ujrave në ultësirën veriperendimore e perendimore
- Fondeve të investimeve për ndërtimin e pritave në lumenj për të disiplinuar vërshimin e tyre
- Fondeve operative për të garantuar funksionimin normal dhe pandërprerje të hidrovoreve në të gjithë ultësirën perendimore
Plani i Masave afatmesëm
Të hartohet një hartë kombëtare e zonave (komuna e fshatra) me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore
Të bëhen përmirësimet ligjore që pagesat e përfitimeve të ndryshme sociale si pensione, pagesë e ndihmës ekonomike, pagesë e papunësisë, pagesë për personat me aftësi të kufizuar të kryhen cdo muaj nëntor për katër muaj rresht për periudhën nëntor shkurt.
Kompanitë private dhe publike që ofrojnë shërbime jetike të detyrohen ligjërisht që të kenë ofrim shërbiesh në të gjithë territoren pavarësisht nga emergjencat e ndryshme.
Duhet riorganizuar i gjithë sistemi i mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare, rajonale dhe rurale.
Fondi për përballimin e emergjencave duhet të jetë pjesë e vecantë e fondit të kontigjencave të buxhetit vjetor dhe duhet miratuar vecmas me miratimin e buxhetit të shtetit për cdo vit financiar.
Të krijohet mundësia ligjore dhe praktike që familjet dhe bizneset të kenë akses në tregun e sigurimeve për sigurimin ndaj rrrezikut të katastrofave
Të kërkohet zbatimi i projektit të Bankës Botërore për rritjen e kapaciteteve për përballimin katastrofave dhe emergjencave me fond prej rreth 10,2 milionë euro që duhet të kishte filluar prej vitit 2009 dhe duhet të përfundojë në vitin 2012.
Shkrime të tjera me interes: