'Kopetencat', Kushtetuesja shtyn në 29 shkurt kërkesën e Topit
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u përballn sot në Gjykatën Kushtetuese përmes përfaqësuesve të tyre në lidhje me ndarjen e kompetencave në lidhjeë me emërimin e gjyqtarëve.
Kushtetuesja vendosi shtyerjen në 29 shkurt kërkesën e presidentit Bamir Topi, i cili kërkoi mbarimin e mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloci.
Kjo kërkesë e kreut te shtetit nuk u miratua nga Parlamenti me argumentin se ligji parashikon rinovim e anëtarëve të Gjykates Kushtetuese çdo tre vjet, dhe ky cikël ishte plotësuar. Përfaqësuesja e Kuvendit kërkoi shtyrjen e seancës me pretendimin se nuk është e gatshme që të mbrojë cështjen.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, lidhur me emërimet në këtë gjykatë. Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit.
vijon