60 vjet nga themelimi i Estradës së Tiranës

Emra të njohur që punuan gjatë viteve për themelimin e këtij institucioni si, Melpomeni Çobani, Skënder Sallaku, Vitore Sallaku, Skënder Plasari, Xhemal Myftiu, Anita Take, Aleksandër Lalo, Koço Devole, Agim Bajko, Veli Rada, Luan Xhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Met Bega etj, u ritakuan sot në ambientet e ish-Estradës, sot Teatri i Metropolit.
Artistët shprehën për mediat dhimbjen që ndjejnë për mbylljen e Estradës, ndërkohë që të tilla ka në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Gjithashtu ata u shprehën edhe në lidhje me shfaqjet e trupës së Estradës që janë xhiruar nga Radio Televizioni Shqiptar, i cili sot nuk shfaq thuajse asgjë nga humori shqiptar ndër vite.
Më 2 maj 1952 u themelua Estrada e parë shqiptare, Estrada e Tiranës. Shfaqja e parë që çeli aktivitetin e Estradës është pikërisht ajo me titull “Estrada nr.1”, ku interpretuan Ramazan Zyberi, Melpomeni Çobani, Enver Dauti, Ana Kçira, Lin Ndoka, Tonin Konçi etj. Pas kësaj shfaqjeje u dhanë dhe shumë të tjera me titujt “Estrada nr2”, “Estrada nr 3”, “Estrada nr 4” e më pas vijuan numrat.
Gjatë viteve ‘80 -‘90, Estrada e Tiranës kishte një trupë prej 65 vetash. Gjatë viteve 1980-2000 u dhanë mbi 320 shfaqje në vit, ku spikatën komeditë, vodevilët, recitalet e këngëve, koncertet në pallate sporti, stadiume etj. Gjatë një viti jepeshin 80 shfaqje, përfshirë nëpër fshatra, ndërmarrje e pika kufitare, reparte ushtarake etj.
Trupa u rinovua me aktorë të rinj të dalë nga Akademia e Arteve të Bukura - sot Universiteti i Arteve - si Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici, Kosta Kamberi, Besnik Kasa, Veli Rada, Agim Bajko, Shpresa Bërdëllima, Rabije Hyka, Rita Lati, Marjana Kondi, Xhevahir Zeneli e shumë të tjerë që erdhën pas viteve ’90, si Behar Mera, Pranvera Veizi e Met Bega.
Radhët e gjata të spektatorëve, autorizimet e pafundme për të siguruar një biletë, përbënin një tjetër realitet të bukur të asaj kohe. Përgjatë një periudhe 50-vjeçare, nga Estrada e Tiranës u dhanë mbi 250 premiera.
Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion dhe kaloi si një kompani teatrore.
/Start/
2012-05-02 20:19