E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Francë, Sarkozi-Hollande shkëmbejnë fyerje

Presidenti aktual i Francës e quajti Hollanden një “përgojues të vogël”, teksa rivali i tij tha se Sarkozi iu bishtnonte përgjegjësive.

Sarkozi mbrojti arritjet e tij dhe tha se e kishte mbajtur Francën jashtë recensionit. Por, Hollande tha se Franca po kalonte në krizë serioze dhe se po përballej me rritje të ulët ekonomike.

Sarkozi dhe Hollande do të përballen në balotazh ditën e diel me 6 maj.

Korrespondenti i “BBC”-së, Gavin Hewitt, tha se ky ishte një debat i gjatë dhe i vrazhdë që la përshtypjen se asnjë prej tyre nuk e pëlqen tjetrin.

Gjatë debatit pati shpërthime të shumta, me të dy kandidatët që akuzonin njëri-tjetrin se po gënjen.

Dy ditë më pare në Francë janë zhvilluar dy sondazhe nga “BVA” dhe “IFOP” dhe të dy i japin Hollandes 53.5 për qind të votave që do të hidhen të dielën dhe Sarkozisë 46.5%.

Analistët thanë se në debatin e mbrëmshëm, asnjëri prej kandidatëve nuk i dha shokut një goditje “knokauti” kështu mbështetja popullore do të variojë në ato përqindje që ishte para zgjedhjeve.

Për sa kohë Hollande kryeson me 7 pikë kundrejt Sarkozisë, kjo shkon në favor të tij./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-03 09:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›