E Shtunë, 31 Tetor 2026

61 për qind janë pro bashkimit me Kosovën

61 për qind e shqiptarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën, ndërsa 1/4 ose 25% janë kundër kësaj ideje. 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë as qëndrim pro dhe as kundër.

Siç transmeton Shekulli, ky është rezultati i sondazhit të organizuar nga fondacioni “Kult”, ku janë pyetur 1 200 persona.

Një sondazh i tillë vjen kur partitë politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë intensifikuar retorikën nacionaliste.

Aleanca Kuqezi është një nga forcat politike e cila ka nisur edhe mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi në Shqipëri për bashkimin me Kosovën. Kurse kjo e fundit e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›