E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen nga akuzat për krime lufte Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren, me trupin gjykues në përbërje të përzier e me të cilin ka kryesuar gjykatësja ndërkombëtare Mariola Pasnik , më datën 1 shkurt të vitit 2013, ka sjellë aktgjykimin me të cilin të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi lirohen nga akuzat për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, neni 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ (vepra, po ashtu, është e dënueshme sipas Ligjit Penal të Kosovës të Republikës së Kosovës: neni 152 në lidhje me nenin 31). Me të njëjtin aktgjykim janë liruar edhe të akuzuarit: Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulah Kabashi, të cilët gjykatësi ndërkombëtar i ka ngarkuar me vepër penale të ofrimit të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 305 paragrafi 2 i Ligjit Penal të Kosovës (ligji i ri, neni 388 paragrafët 1 dhe 2 të LPRK).

Aktgjykimi i cekur është sjellë në procedurën e përsëritur të shkallës së parë në lidhje me të akuzuarit Ejup Kabashin si dhe të gjithë të akuzuarit për ofrim të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale. Në lidhje me Sokol Bytyqin, kjo ka qenë procedurë e shkallës së parë.

Në arsyetimin e shkurtë pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka theksuar se trupi gjykues në bazë të fakteve të paraqitura gjatë procedurës nuk ka mundur të konstatojë nëse të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës të sulmit në fshatarët e kombësisë serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, midis datës 17 dhe 18 korrik të vitit 1998, edhe pse dëshmitaret, të cilat kanë qenë viktima të sulmit, në deklaratat e tyre disa herë e kanë theksuar se në mëngjesin e së nesërmes pas sulmit i kanë parë të akuzuarit në oborr të shtëpisë ku janë ndodhur të gjithë serbët nga Opterusha./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›