E Diel, 1 Nëntor 2026

AKP synon që brenda vitit t’i zgjidhë mbi 7 mijë konteste pronësore

Agjencia Kosovare e Pronës synon që deri në shkurt të vitit të ardhshëm t’i zgjidhë më shumë se 7000 konteste pronësore.

Zyrtarë të kësaj agjencie kanë thënë se shumica e ankesave të ardhura për zgjidhjen e problemeve pronësore kanë qenë nga serbët, transmeton koha.

Këto të dhëna janë bërë publike pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë për mbështetjen e kësaj agjencie me më shumë se 250 mijë euro.

Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me qëllim të zhvillimit të disa fushave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›