E Shtunë, 31 Tetor 2026

62 milionë euro shkojnë për borxhet

Shpërndarja e fondeve të buxhetit shtesë Ministritë me investime të ulëta, të përjashtuara nga fondet shtesë

Ministria e Financave ka drejt përfundimin projektin për buxhetin shtesë të këtij viti, fondet e të cilit do të përqendrohen për rritjen e pagave, pensioneve dhe kryerjen e investimeve e shlyerjen e borxheve. Projekti i cili pritet t’i dërgohet në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik qeverisë, sipas Ministrisë së Financave parashikohet të ketë 12 miliardë lekë fonde investime. Në buxhetin shtesë të këtij projekti, Ministria e Financave do të përfshijë edhe 125 milionë euro nga privatizimi i kompanisë së naftës “ARMO”. Por për të gjitha këto të ardhura që ajo do të tërheqë nga privatizimi, do të shkojnë për shlyerjen e borxhit të jashtëm dhe pjesa tjetër për vazhdimin e investimit Durrës-Kukës. Për sa i përket shpërndarjes së fondeve të përfituara nga privatizimet strategjike, qeveria është e detyruar të zbatojë marrëveshjen me FMN-në, e cila përcakton në terma konkretë se të ardhurat e privatizimeve do të shkojnë për shlyerjen e borxhit të jashtëm dhe për realizimin e investimeve të cilat janë të përcaktuara si strategjike nga qeveria. Pavarësisht se fondet e investimeve që do t’iu shpërndahen ministrive janë në vlera të konsiderueshme, buxheti nuk pritet të sjellë investime të reja. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave thanë për gazetën “Korrieri”, se fondet që do t’u shpërndahen ministrive do të jenë për vazhdimin e projekteve që ato kanë nisur. Po ashtu, në rast se nga ministritë ka realizime në nivele të ulëta për sa u përket investimeve, ato nuk do të përfitojnë fonde nga buxheti shtesë. Për sa i përket kësaj situate, duhet të kujtojmë faktin që, realizimi i investimeve në 4-mujorin e parë të vitit sipas të dhënave që ka dhënë Ministria e Financave ka qenë në shifra të ulëta, pra në masën 9 për qind. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Financave u ka kërkuar të gjitha ministrive që të kryejnë bilancin e nivelit të investimeve, në mënyrë që kërkesat e tyre për fonde të jenë të studiuara. Pra, e thënë ndryshe, fondet që do të shpërndahen nga buxheti shtesë do të shkojnë për vazhdimin e projekteve të nisura nga ministritë, duke mos sjellë ndonjë investim të ri. Por përveç investimeve të financuara tërësisht nga buxheti i shtetit, nivele të ulëta të realizimit ka pasur edhe për investimet e huaja nëpërmjet marrjes së kredisë dhe fondeve të buxhetit të shtetit. Në këtë sektor, Ministria e Financave do të jetë mjaft e ashpër dhe për këtë ajo ka kërkuar realizimet konkrete të investimeve. Mësohet se në një sërë projektesh me financim të huaj realizimet janë në nivele të ulëta. Për këtë situatë, qeveria ka marrë mjaft kritika nga institucionet kontrolluese, ku bashkë me ta janë përfshirë edhe deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, të cilët kërkuan hartimin e një ligji të veçantë.

Pa projekte të reja

Pavarësisht se fondet e investimeve që do t’iu shpërndahen ministrive janë në vlera të konsiderueshme, buxheti nuk pritet të sjellë investime të reja. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave thanë për gazetën “Korrieri”, se fondet që do t’iu shpërndahen ministrive, do të jenë për vazhdimin e projekteve që ato kanë nisur. Po ashtu, në rast se nga ministritë ka realizime në nivele të ulëta për sa u përket investimeve, ato nuk do të përfitojnë fonde nga buxheti shtesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›