E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat e rimbursueshme, shtohen edhe 21 alternativa

Në listë përfshihen edhe disa medikamente mjaft të shtrenjta për të sëmurët me zemër dhe diabet, të cilët kanë kosto të lartë. Kërkohet shtimi i një liste të dytë barnash të rimbursueshme me bashkëpagesë

TIRANË - Listës së barnave të rimbursueshme i shtohen edhe 21 alternativa të tjera, që u miratuan nga qeveria pak ditë më parë. Barnat që janë shtuar në këtë listën, që hyn në fuqi në datën 1 korrik 2008, kanë të bëjnë kryesisht me sëmundjet e diabetit, zemrës, sklerozës multiple etj., si edhe janë zëvendësuar pesë barna me të reja. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, tha se përveç shtimit të alternativave cilësore për pacientët, futja e këtyre alternativave është pozitive, pasi njëherësh shmangen edhe monopolet e barnave. Nga ndryshimet në listën e rimbursimit janë hequr disa barna, të cilat nuk prodhohen apo tregtohen më në Shqipëri dhe për të cilat ka alternativa barnash në listën aktuale. Kjo listë do të përmbajë në total 373 barna. Por, sipas parashikimeve, fondi i ISKSH-së për këtë vit është i pamjaftueshëm, dhe për këtë arsye qeveria ka specifikuar në vendimin e saj, që shtesat e fondit për barna të tilla të vihen në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë. Fondi që ISKSH-ja ka në dispozicion për listën e barnave të rimbursueshme, është 4.2 miliardë lekë të reja, ndërsa efekti financiar vjetor për alternativat e barnave të shtuara është 135 milionë lekë. Gjithashtu, është kërkuar nga ISKSH-ja edhe shtimi i një liste të dytë barnash të rimbursueshme me bashkëpagesë. Këtë propozim e ka mbështetur edhe Komisioni i Listës së Barnave të Rimbursueshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë. ISKSH-ja thekson se gjetja e fondeve duhet të bëhet nga qeveria, në mënyrë që ajo listë të bëhet funksionale. Drejtoresha e ISKSH-së tha se “lista e dytë është hartuar me prioritete dhe ka barna mjaft të shtrenjta, por mundëson një zgjedhje më shumë për pacientët”. Ajo shtoi se në këtë listë trajtohen edhe sëmundje që janë të patrajtuara deri tani nga lista e barnave dhe do të jetë një hap mjaft cilësor në trajtimin e pacientëve.

Barna që hiqen nga lista e rimbursimit

Këto barna do të hiqen nga lista, pasi nuk prodhohen më në Shqipëri, por kanë alternativa të tjera në listë, kështu që nuk cenohet trajtimi i pacientëve. Ato janë: Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps, Insulinë Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100 Nj.N/ml-3 ml 10/90 pen, Insulinë Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100Nj.N/ml-3 ml 20/80 pen, Bezafibrate 200 mg drazhe, Neomycini Sulfas plus Bacitracinum 0.5 mg plus 50000 Nj.N për qind-30 g tub, Methylergometrinum 0.025 për qind-15 ml fl, Testosterone propionate 50 mg/ml-1 ml amp, Mzipredonium Chloratum 30 mg-1 ml amp dhe Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

Ja barnat zëvendësuese

Barnat që do të hiqen nga lista e re e barnave të rimbursueshme janë: Sulfadiazinum argenticum 1 për qind - 50 g tub, Betamethasonum dipropionatum 0.64 mg/g-20 g tub, Estradiolum Valeratum plus Cyproteronum Acetatum 4 plus mg tabl, Hydrocortizonum 100 mg-5 ml fl dhe Ipratropium Bromide 20 doza inh-10 ml. Pas heqjes së këtyre barnave nga lista, ato do të zëvendësohen me këto barna të reja: Sulfadiazinum argenticum 1 për qind-40 g, Betamethasonum Dipropionaturn 0.05 për qind-20 g, Estradiol plus Drospironone 1 plus 2 mg, Methylprednisolone 125 mg dhe Ipratropium Bromide 200 doza inh-10 ml.

Barnat që hiqen nga lista:

1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.

2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.

3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.

4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.

5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.

Barnat që zëvendësojnë barnat e hequra:

1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g

2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g

3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg

4. Methylprednisolone 125 mg

5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml

Hiqen nga lista e rimbursimit dhe kanë barna alternative:

1. Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps.

2. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml 10/90 pen

3. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml 20/80 pen

4. Bezafibrate 200 mg drazhe

5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.

6. Methylergometrinum maleas 0.025% -15 ml fl.

7. Testosterone propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.

8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.

9. Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›