63-vjeçarja Patty Pravo, të dashur një djalosh
Këngëtarja e njohur 63-vjeçare Patty Pravo vazhdon që të jetë në qendër të lajmeve rozë. Vetëm pak ditë pasi ajo u fotografua topless, ku dukej në super formë, ka përfunduar sërish në kopertinat e gazetave rozë. Këtë radhë për lidhjen me një djalë shumë më të ri se ajo, i cili është rreth 30-vjeç. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë këngëtarja, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera rreth të dashurit të saj të ri. Madje, këngëtarja ka thënë se ka ndërmend që të martohet me djaloshin.

