Lady Gaga, e çmendur për fansat (FOTO)
Lady Gaga duket se nuk do të heqë asnjëherë dorë nga mënyra e saj e të veshurit në mënyrë ekstravagante, ose më mirë nga mënyra e të mosveshurit. Këtë gjë e ka bërë edhe këtë radhë, ku nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës së fansave të saj, pasi ishte veshur shumë transparente. Por, ajo që ka rënë më shumë në sy teksa shkonte në një emision, ka qenë dashuria që ka shfaqur për fansat e saj. Madje, ajo ka hipur në majë të një gardhi me rrjeta që ishte vendosur për të penguar vërshimin e njerëzve dhe ka takuar fansat e saj.



