Aurela shfaqet në muajin e gjashtë të shtatzënisë
Shtatzënia I ka dhënë të tjera ngjyra. E padyshim edhe disa kilogramë, të cilat e shfaqin dukshëm ndryshe nga daljet e derimëtanishme televizive apo edhe në shtypin e shkruar. Paparaci ynë sjell për herë të parë eksluzivisht për gazetën “Mapo” këto foto të artistes Aurela Gaçe. Është në muajin e gjashtë të shtatzënisë e padyshim është i justifikuar ky shëndet I këngëtares, që nuk heq dorë nga aksesorët dhe lojërat me flokët. E veshur me një fustan portokalli, që i lejon të duket rritja e barkut, flokët ngjyrë mjaltë, me syzat me lule, thonjtë e verdhë dhe vathët e gjatë, Aurela është shfaqur pak ditë më parë rrugëve të Bllokut, ndërsa në një dorë mban edhe një shishe uji. Fotografi ynë ka ndjekur itinerarin e këngëtares, përfaqësueses në Eurovizion, që kohët e fundit duket se i ka kufizuar daljet nëpër qytet pikërisht për shkak të bebit që do vijë në jetë shumë shpejt. Edhe pse në fakt thuhet se ajo nuk e ka lënë pas dore punën e saj. Përkundrazi! Ajo ka vijuar incizimin e këngëve të reja që po përgatit për albumin e radhës e të shumëpritur nga fansat e saj. Apo edhe të marrë pjesë në net festive, ku e ftojnë për të kënduar. Pak javë më parë vetë artistja bëri publike në faqen e saj në Facebook, se fëmija do të jetë një vajzë e që pritet të vijë në jetë në vjeshtë. Nuk dihet nëse këngëtarja ka vendosur të lindë në Shqipëri apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku Aurela ka jetuar 8 vitet e fundit. Megjithatë, qëndrimi i saj i gjatë në Tiranë na lë të kuptohet se gjasat janë që ajo të vazhdojë të jetojë këtu.