67 Vjet Clirim, Rama: S’mund ta fshijë kush nga kujtesa e historisë
TIRANE- Opozita përkujtoi sot 67-Vjetorin e Clirimit të Shqipërisë. Lideri i opozitës Edi Rama, i sapokthyer nga vizita e tij në Kosovë, ku festoi me shqiptarët e kosovës festën e pavarësisë së Shqipërisë, ka kryer homazhe sot në varrezat e Dëshmorëve me rastin e 67 vjetorit të Clirimit të Shqipërisë.
Kreu i socialistëve i shoqëruar nga përfaqësues të opozitës së bashkuar dhe deputetë të shumtë të PS-së kanë vendosur kurora me lule, në respekt të dëshmorëve të luftës nacional clirimtare. Opozita ka planifikuar edhe vizita në shtëpitë e familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën për çlirimin e vendit.
Në një prononcim për gazetarët, pas ceremonisë Rama deklaroi se 29 nëntori është një ditë e patjetërsueshme dhe e quajti turp për këdo që tenton të fshijë nga kujtesa historike.
“Gëzuar ditën e Clirimit të vendit, 29 nëntorin, ditën e patjersueshme të triumfit mbi të keqen, ditën që u kujton shqiptarëve orët e vështira të paraardhësve tanë. Veteranët u vendosën në anën e duhur, në ditën që e bashkon Shqipërinë me forca e lirisë dhe demokracisë, ditën që askush nuk mund ta fshiijë nga kujtesa dhe librat e historisë. Ditën që e bën me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të”,- u shpreh kreu i socialistëve Edi Rama.
Mazhoranca nderoi dje ditën e pavarësisë së vendit dhe njëkohësisht ditën e Clirimit të Shqipërisë duke vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve.
RAMA-BERISHËS: S'MUND TË SHESËSH DETIN DHE TË FESTOSH ÇLIRIMIN
Në 67 vjetorin e Clirimit të Shqipërisë kreu i opozitës Edi Rama ka reaguar edhe në faqen e tij zyrtare në internet duke akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha, se ka shitur territorin detar të vendit dhe ka vjedhur popullin. “Ta falenderojmë Saliun që i rri larg 29 nëntorit. S'mund të shesësh detin, vjedhësh popullin, importosh plehra dhe festosh diten e clirimit”,- komenton në faqen e tij zyrtare në twitter lideri socialist.
DITA E CLIRIMIT
Në Nëntor të vitit 1944 Shqipëria clirohet nga okupatori i huaj nazifashist gjerman në sajë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare. Me protokoll data 29 Nëntor nuk është ndryshuar, por e djathta prej disa vitesh feston në datën 28 Nëntor festën e Clirimit së bashku me atë të Pavarësisë, ndërsa e majta besnike e datës 29 Nëntor. Sot, data 29 Nëntor është ditë zyrtare pushimi.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Clirim i Shqipërisë, opozita e bashkuar homazhe te varrezat e deshmorëve