Festë në Tiranë për 99 vite pavarësi

Fillimisht ata u ndalën në panairin “Blej Shqip” ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Mes qytetarëve të shumtë, ata panë nga afër ekspozimin e produkteve shqiptare si dhe produkteve të tjera tradicionale. Kreu i Bashkisë së bashku me familjen e tij u zhvendosën në bulevard dhe në Parkun Rinia ku morën ku ndoqën me qindra vogëlushë premierën “Thesaret e Cirkut”, ndërsa vizituan edhe ekspozimin e pikturave me temë: “Shqipëria ime”.
Kryebashkiaku vizitoi edhe stendën e fotografisë ku bëri foto me protagonistët e Pavarësisë, të interpretuar nga aktorët e Teatrit të Metropolit. Basha u përshëndet me qindra qytetarë që festonin në Bulevard duke ndarë me ta urimet për 99 vjetorin e Pavarësisë kombëtare. “Shpresoj që qytetarët e Tiranës dhe gjithë shqiptarët që sot kanë zgjedhur Tiranën për 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare, të gjejnë në qytet atë që kërkojnë”, theksoi Basha.
Gjithashtu, Basha bëri homazhe pranë bustit të komandantit legjendare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Tiranë. I shoqëruar nga i ngarkuari me pune i Kosovës në vendin tonë, Basha vendosi kurorë me lule pranë bustit të komandantit legjendar të luftës çlirimtare te Kosovës.
Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e Adem Jasharit për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve ndërsa tha se vitin tjetër, në të njëjtin vend ku sot ndodhet busti i tij në Tiranë, do të vendoset një përmendore e tij e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.
“Është dita e lindjes së Adem Jasharit por edhe dita e rilindjes së tij dhe gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, tha Basha. /Start/
2011-11-28 16:15