E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumë droge nga Gjirokastra

Një ditë më parë u sekuestruan mbi 70 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa sot sasia ka qenë më e madhe, 98 kg.

Edhe kësaj here, poseduesi mundi t’i shpëtonte forcave të rendit. Policia lokale sqaroi se drejtuesi i automjetit ku u gjet droga, e braktisi atë sapo pa që policia po e ndiqte.

Droga është gjetur në një makinë të braktisur ndërsa dyshohet se ajo ishte marrë në fshatin Lazarat. Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të personit të shpallur në kërkim dhe as destinacionit që mendohet të kishte lënda narkotike. /Start/

                                                                                             2011-11-29 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›