Serbët koktej molotovi plagosin 25 forca të KFOR
MITROVICË- Nga sulmet e djeshme bilanci i të lënduarve nga trupat e të forcave paqeruajtëse të KFOR-it ka shkuar në 25 persona. Sipas njoftimit zyrtar të KFOR, efektivët mbetën të plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut.
Në komunikatën për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhej se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”. “Protestuesit nuk mund aspak të cilësohen si demonstrues paqësorë, por si të dhunshëm dhe kriminalë”, thuhej në komunikatën e KFOR.
KFOR-i gjatë përleshjeve me serbët e veriut ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji, por, në komunikatën e KFOR u paralajmëruar se nëse ka, “ situata kërcënuese për jetën sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet
proporcionale”.
Dje në mëngjes, pak pas orës 09:00 KFOR-i mori nën kontroll bllokadën rrugore në Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut. Largimi i bllokadës rrugore u zhvillua pa incidente. Trupat e KFOR-it vendosën një perimetër sigurie pa interferim të protestuesve. Pas një kohe të shkurtër, demonstruesit u bënë të dhunshëm dhe gjatë veprimeve të tyre agresive pati të shtëna në drejtim të trupave të KFOR-it.
(el.me/BalkanWeb)