E Diel, 1 Nëntor 2026

6700 Slide dhe 7230, dy celularët e gjigandit Nokia



Nokia ka paraqitur dy celularë të rinj në segmentin e saj të mesëm. Bëhet fjalë për modelet e telefonave rrëshqitës 6700 Slide e 7230. Modeli më i lirë, ai 7230, vjen me dimensione 98 x 48 x 14.7 milimetra dhe ka mbështetje për 3G. Ekrani është 2.4-inçësh me rezolucion prej 240 x 320 piksela, fotoaparati është me rezolucion 3.2 megapiksela, në të është integruar FM radio dhe qasja për kartelat e memories microSD. Ndryshe, celulari shitet me kartelë të kapacitetit prej 2 GB. Në tregjet e Europës celulari vjen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm me çmim të rekomanduar të shitjes prej 100 euro.

28 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›